Aktorja Angelina Jolie i ka kërkuar ish-burrit të saj, Brad Pitt, që ta tërheqë padinë kundër saj, shkruan CNN.

Aktorja është paditur nga ish-bashkëshorti, me pretendimin se e ka shitur pjesën e saj të pronës Miraval në Francë, pa dijeninë e tij.

Si pjesë e procedurës ligjore që po vazhdon, Joie gjithashtu i ka kërkuar gjykatës që ta urdhërojë Pittin që të dorëzojë çdo komunikim të palëve të treta që kishte në lidhje me incidentin e tyre në avion në vitin 2016, gjatë të cilit, përmes një dosjeje të mëparshme, ajo pretendon se aktori e ka sulmuar fizikisht njërin nga gjashtë fëmijët e tyre.

Më 17 korrik, avokati i Pittit ka refuzuar kërkesën e aktores duke e quajtur “ekspeditë sensacionale peshkimi” në aspekte thellësisht personale të jetës së ish-bashkëshortit, që nxiti një përgjigje nga ekipi ligjor i yllit të filmit “Maleficent”, e cila ka filluar procesin e divorcit nga Pitt në vitin 2016, pas dy vjetësh martesë.

“Nuk jemi fare të befasuar se Pitt po frikësohet t’i dorëzojë dokumentet. Ndërkohë që Angelina po i kërkon Pitit që e gjithë kjo të përfundojë dhe më në fund familja të gjejë një rrugë drejt shërimit.

Nëse Pitt nuk e tërheqë padinë, atëherë Angelina nuk ka asnjë zgjidhje tjetër pos të sigurojë provat e duhura në mënyrë që t’ia dëshmojë se ai e ka gabim”, ka deklaruar avokati i Joliet.

Angelina Jolie i kërkon Brad Pittit që ta tërheqë padinë kundër saj / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version