Al Pacino aktualisht është duke promovuar librin e tij të kujtimeve Sonny Boy, të emërtuar sipas pseudonimit të nënës së tij, në të cilin ai pasqyroi jetën dhe karrierën e tij.

Aktori 84-vjeçar shpjegoi për BBC se ai vendosi të shkruante kujtimet pjesërisht sepse u bë baba i një djali, Roman, në moshën 83-vjeçare dhe falë kujtimeve, djali i tij një ditë do të ketë mundësi për të mësuar diçka për babain e tij.

“Dua të jem me këtë fëmijë. Dhe shpresoj ta bëj. Shpresoj që të jem i shëndetshëm dhe ai e di se kush është babai i tij, natyrisht,” shpjegoi aktori, i cili i dha fund lidhjes me nënën e djalit të tij.

Pacino shpjegoi se shumica e ndërveprimit të tij me djalin e tij 16-muajsh ndodh përmes internetit.

“Gjithçka që ai bën është interesante për mua. Kështu që ne flasim. Unë luaj harmonikë kur jemi në një video-telefonatë dhe bëjmë atë lloj lidhjeje. Kështu që është argëtuese,” shpjegoi ai.

Kujtojmë se Pacino dhe Alfallah u takuan në fund të viteve 2010 dhe konfirmuan lidhjen e tyre në vitin 2022. Në qershor të vitit të kaluar erdhi në jetë djali i tyre, Roman, për të cilin aktori kërkoi testin e atësisë. Nuk dihet saktësisht se kur u ndanë çifti dhe sipas përfaqësuesit të mediave të Al Pacino-s, ata kanë mbetur miq të mirë dhe së bashku po rrisin djalin.

Aktori nuk u martua kurrë, dhe ishte në lidhje me shumë gra të famshme, si Beverly D’Angelo dhe Diane Keaton, dhe ka katër fëmijë nga tri lidhje.

Al Pacino: Është argëtuese të jesh baba në moshën 84 vjeçare / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version