Jessica Alba ka konfirmuar ndarjen e saj nga Cash Warren pas gati 17 vitesh martesë. Një javë pasi u shfaqën raportet se të dy ishin ndarë dhe ishin nisur drejt divorcit, aktorja doli në rrjetet sociale të enjten për të konfirmuar lajmin.

“Unë kam qenë në një udhëtim të vetërealizimit dhe transformimit për vite – si individ dhe në partneritet me Cash”, filloi ajo postimin e saj në Instagram. “Jam krenare për mënyrën se si jemi rritur në martesën tonë gjatë 20 viteve të fundit dhe tani është koha që ne të fillojmë një kapitull të ri të rritjes dhe evolucionit si individë.

Ne po ecim përpara me dashuri, mirësi dhe respekt për njëri-tjetrin dhe do të jemi përgjithmonë një familje. Fëmijët tanë mbeten prioriteti ynë më i lartë dhe ne kërkojmë privatësi në këtë moment”. Warren, nga ana e tij, qëndroi i heshtur në rrjetet sociale për ndarjen.

Më 8 janar, TMZ raportoi se dyshja ishin ndarë së fundmi, me një burim që i tha People se Alba e kishte “të vështirë të mbante shkëndijën” me Warren. “Pavarësisht se çfarë po ndodh tani, duket se ata do të jenë të afërt”, shtoi burimi i brendshëm. “Nëse ata po bëjnë kërkesë për divorc, nuk është për shkak të ndonjë drame. Ata ende duken të lumtur së bashku”.

Ndarja e tyre erdhi më pak se një muaj pasi ata kaluan pushimet së bashku, duke filluar me Ditën e Falënderimeve në Puerto Vallarta, Meksikë./Bordo.al

Aktorja e njohur konfirmon ndarjen nga burri pas 17 vitesh martesë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version