
Gjatë fundjavës, raportohet se dikush hyri në shtëpinë e aktores Nicole Kidman dhe burrit të saj Keith Urban në Beverly Hills.
Policia ka konfirmuar se një person i panjohur ka thyer një dritare për të hyrë në shtëpi.
Aktorja dhe muzikanti nuk ndodheshin në shtëpi në momentin e ngjarjes.
Mirëpo, një nga punonjësit e tyre ka hasur në sulmuesin, i cili është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes.
Ende nuk dihet nëse është vjedhur ndonjë gjë.
Nicole dhe Keith ende nuk kanë inspektuar tërësisht shtëpinë e tyre për të përcaktuar nëse u mungon ndonjë send i vlefshëm.
Policia lokale ka nisur hetimet, por deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar.
Aktorja e njohur cak i hajdutëve / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.