Moderatorja nga Shqipëria, Alketa Vejsiu, ka ndarë me publikun dhe të ftuarën e saj Fifi një aksident që i kishte ndodhur para se të vinte në emisionin e saj.
Ajo u shpreh se për pak ju rrezikua jeta.
“Mua e di ç’më ka ndodhur sot Fifi? Gjysma e makinës time është e shtypur dhe kam pasur një incident sot, që nuk e di si kam shpëtuar…Zoti është i madh! Një djalë 18 vjeç sa kishte marrë patentën, frenuar ishim, makina iku në anën tjetër. Dhe nuk e di, shyqyr kisha vënë rripin e sigurimit”.
“Jam mirë, kam ardhur në orën 9 e një minutë këtu, jam mirë…Jam mirë!”
“Unë shumë, mendoj që sot kishte një energji të çuditshme, por jam mirë. Fatmirësisht dhe ata që na përplasën janë mirë, se ishin të rinj. Djali 18, vajza 17 vjeç. Jemi mirë të gjithë!”, ka deklaruar ajo.
Aksidentohet moderatorja Alketa Vejsiu / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.