Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka reaguar për vdekjen e këngëtarit Liam Payne, i cili dyshohet se ra nga ballkoni i dhomës së hotelit ku po qëndronte në Argjentinë.
Ora ka thënë se është e merzitur nga lajmi për vdekjen e Payne, me të cilin kishte realizuar edhe një këngë, për të cilën ka deklaruar se tash merr krejtësisht kuptim të ri për të.
“Jam e shkatërruar. Ai kishte shpirtin më të mirë, nuk do ta harroj kurrë. Më pëlqente shumë të punoja me të – ishte gëzim i madh ta kishe në skenë dhe jashtë saj. Ky lajm tragjik më thyen zemrën. Duke dërguar gjithë dashurinë dhe lutjet e mia për familjen dhe të dashurit e tij. Kënga jonë “Për ty” merr një kuptim krejtësisht të ri për mua tani. R.I.P”, ka shkruar Rita.
Ora dhe Payne kishin bashkëpunuar për hitin “For You”.
/Reporteri.net/.
“Ai kishte shpirtin më të mirë”, Rita Ora reagon për vdekjen e Liam Payne / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.