
Halle Berry dhe Adrien Brody në Oscars 2025 kanë ripërsëritur puthjen e famshme të vitit 2003, ku të dy ishin 22 vite më parë në skenën e Oscars. Kur Brody fitoi Oscars në 2003-shin dhe kur Halle Berry i dorëzoi kupën, ai e puthi.
Dy aktorët u takuan në tapetin e kuq dhe këtë herë ishte ajo që e përqafoi dhe e puthi kolegun. Disa u emocionuan, të tjerë e replikuan.
Edhe në ato vite ndjekësit sulmuan aktoren pse nuk reagoi, por ajo i qetësoi duke thënë se puthja ishte e papritur.
Adrien Brody dhe Halle Berry rikrijojnë puthjen e famshme të para 23 viteve në Oscar / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.