Këngëtarja Adelina Ismaili, e cila gjatë ditës së djeshme ka njoftuar se është ndaluar transmetimi i emisioni të saj në RTK, ku i ftuar ishte teologu Drilon Gashi, bëri një reagim edhe gjatë ditës së sotme, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Ismaili tha se emisionin do ta publikoj nesër në faqen e saj në Facebook, pasi siç është shprehur beson ende në liri dhe siç është shprehur në atë Adelinën që qysh e vogël këndonte nën hundët e milicisë serbe.

“Miq të mi. Emisionin e plotë “Show i së premtës” me mysafir teolog Drilon Gashin do ta publikojmë nesër në facebook-un tim. Unë besoj ende në liri. Unë jam Adelina e vogël që këndonte “Me dy gishta përmbi sy të kërkoj demokraci” me Zanfinen 5 vjeqare, nën hundët e milicisë. Unë jam Adelina e “Lavdi ushtari im” në kohë lufte. Unë jam Adelina e “Ushtrinë time do ta bëj” e pasluftes. Unë jam “Sajzeza” e “Amaneti”. Unë jam “Skenderbeu” e “Konstantini” . Unë nuk frikësohem, por zhgënjehem. Dhe ngritem prap. Unë jam nënë e cila nuk beson në robëri. Unë jam grua e cila vdes vetëm për dashuri. Jam motër krenare. Jam bijë e kësaj toke, tjetër nuk kam. Jam Adelina juaj tash e 38 vite. Ju uroj shikim të këndshëm nesër Një fitore e vogël në një rrugë të gjatë. Nga zemra faleminderit për mbështetjen”, shkruan ajo.

Gjatë ditës së sotme  përmes një postimi në Facebook reagoi edhe Drilon Gashi.

Ai ka thënë se anulimi i transmetimit është bërë për “arsye që e prekin atë personalisht dhe që kanë të bëjnë me një episod të kaluar të jetës së tij”.

Gashi i referohej procesit gjyqësor që e kishte me bashkëshorten e tij. Ajo e kishte denoncuar për dhunë në familje.

“Shtatë vjet më parë, pata një çështje familjare që rezultoi në një vërejtje gjyqësore, një çështje që e kam zgjidhur dhe mbyllur që atëherë, duke punuar pa pushim për të ndërtuar një jetë të lumtur dhe të qëndrueshme me familjen time. Është e dhimbshme që kjo ngjarje e kaluar po përdoret tani si justifikim për të më diskriminuar dhe mohuar mundësinë për të marrë pjesë në një diskutim publik që mendoj se ka rëndësi të madhe për të ardhmen e shoqërisë sonë”, ka shkruar ai.

Ish këshilltari i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, ka thënë gjithashtu se kjo situatë i ka shkaktuar shqetësim dhe zhgënjim.

“Ndërsa kjo situatë më ka bërë të ndihem i shqetësuar dhe i zhgënjyer, ajo nuk do të më ndalojë të vazhdoj të kontribuoj me zërin dhe veprimet e mia për një Kosovë dhe botë më të mirë. Kam besim se e vërteta dhe drejtësia do të mbizotërojnë në fund, dhe shpresoj që ju, si miqtë dhe ndjekësit e mi, do të qëndroni pranë meje në këtë udhëtim”, ka vazhduar Gashi.

Drilon Gashi reagon pas vendimit të RTK-së për të mos transmetuar emisionin ku ishte i ftuar

Adelina Ismaili reagon pasi RTK ia ndali transmetimin e emisionit: Unë jam ajo që këndoi nën hundët e milicisë, nuk besoj në robëri / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version