Kreu i Policisë së Shqipërisë, Muhamet Rrumbullaku, ka reaguar në lidhje me sherrin mes disa vajzave të njohura të shoubizit.
Klea Prenga dyshohet se u dhunua nga motrat Antonela dhe Mariela Berisha, në një restorant në Tiranë. Prenga mbeti e lënduar rëndë në fytyrë, pasi sipas saj motrat Berisha e kanë goditur me shishe qelqi.
Rrumbullaku tha se pritet që shumë shpejt të ketë një njoftim zyrtar për arrestimin e tyre.
“Policia është angazhuar për kapjen e personave. Shumë shpejt do të keni njoftimin për kapjen e tyre”, tha kreu i policisë, siç shkruan TopChannel.
A u arrestuan motrat Berisha?Flet kreu i policisë në Shqipëri / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.