Ilnisa Agolli ishte e ftuar sot në “Fan Club” në Top Chanel ku ka dhënë përgjigje mbi shumë pikëpyetje pas daljes nga shtëpia e Big Brother Vip Albania 3.
Duke u shprehur se mendonte se ende nuk ishte momenti i duhur që të dilte nga shtëpia, Ilnisa tha se është e lumtur që Meritoni është ende në shtëpi.
Dhe sa i takon deklaratës së bërë nga moderatori ku thoshte se do të dilte nga shtëpia nëse eliminohej Ilnisa, gazetarja u shpreh se nuk do e lejonte një gjë të tillë.
E pyetur se a priste, që Meritoni të dilte siç e kishte premtuar, ajo ka thënë se nuk do të lejonte një gjë të tillë.
“Kjo, kjo është diçka që unë nuk do ta lejoja kurrë. Më prek kjo pjesë. Po e shikoja pak teksa po vija në makinë dhe ishte Juli gjoja duke e vënë me shpatulla pas murit duke i thënë se për dashurinë kishte premtuar se do dilte dhe kjo më duket shumë për të sulmuar një kundërshtar, për hir të dashurisë”, ka thënë Ilnisa.
A priste që Meritoni të linte shtëpinë pas daljes të saj, kjo është përgjigjia e Ilnisa Agollit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.