Bashkëpunëtori i kamotshëm i këngëtarit, Robbie Williams, Guy Chambers, ka thënë së këngëtari e pati refuzuar këngëtaren e famshme Beyonce, sepse siç ka thënë Chambers, ajo ishte shumë e re.

50 vjeçi, Chambers, pretendon se në vitin 1998, Beyonce dhe Robin janë njohur në emisionin “Top Of The Pops” ku këngëtarja sipas tij, kishte flirtuar me Robbien, i cili ishte tetë vjet më i vjetër se ajo dhe mendonte se Beyonce ishte shumë e re.

“Kur më në fund shkova me Robbien në ‘Top Of The Pops’, ishte me të vërtetë një moment i madh dhe ndodhi në vitin 1998. Më kujtohet grupi ‘Destiny’s Child’ dhe më kujtohet Beyonce. Ajo ishte jashtëzakonisht e re atëherë. Më kujtohet që e shikonte Robbien në prapaskenë duke flirtuar me të duke u munduar të ia tërhiqte vëmendjen dhe ai pati thënë ‘jo ajo është shumë e re, nuk dua të hyj në këto ujëra’”, ka thënë Chambers.

Ndërkohë Robbie pati thënë se aktorja Cameron Diaz e pati shtyrë që t’i përmirësonte marrëdhëniet me gruan e tij Ayda Field, pasi çifti ishin ndarë për pak kohë në fillim të lidhjes së tyre.

“Ishim në Chateau Marmont dhe u ndamë, po bisedoja me njerëzit e afërt dhe pastaj fillova të flas me Drew Barrymorein e Cameron Diazin dhe fillova të iu tregoja për këtë person të mahnitshëm me të cilën sapo u ndava dhe Cameron tha ‘nuk po me duket se ka përfunduar’ dhe në atë moment nuk e di, ishte sikur universi po më thoshte ‘shko tek Ayda, bëhu bashkë me të e martohu me të”, pati thënë Robbie në podcastin (Stayin’) At Home With The Williamses’.

Pastaj Ayda, e cila ka katër fëmijë me Robbien pati thënë se betohet se do ta falënderonte Cameronin sapo ta shihte.

 

A e ka refuzuar Beyoncen, Robbie Williams? / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version