Një nga situata më të bezdisshme që i vë shumë njerëz në një pozitë të vështirë është era e keqe e gojës.

Nëse i përkisni kësaj kategorie dhe përpara se të përpiqeni ta zgjidhni problemin me një çamçakëz, duhet të dini se erën e keqe të gojës mund ta trajtoni me disa ushqime që mund t’i konsumoni çdo ditë.

Një prej tyre është kosi. Përveç të gjitha përfitimeve të tjera që ka, kosi mund t’ju lehtësojë nga era e keqe e gojës.

Kjo, natyrisht, nuk është një rastësi. Hulumtimet kanë treguar se bakteret e gjalla në kos mund të shtypin nivelet e erës së keqe të gojës të shkaktuar nga bakteret.

Ushqimet që ju ndihmojnë të eliminoni erën e keqe të gojës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version