Ju mund të provoni një sërë gjërash për veten ose fëmijën tuaj për të trajtuar temperaturën e lartë. Më poshtë AgroWeb.org ju njeh me disa këshilla të thjeshta që mund të ndiqni.
Pini shumë lëngje
Temperatura mund të shkaktojë humbje të lëngjeve dhe dehidrim, ndaj pini sa më shumë ujë dhe lëngje.
Pushoni
Ju keni nevojë për pushim për t’u rikuperuar dhe aktiviteti mund të rrisë temperaturën e trupit tuaj. Prandaj këshillohet të qëndroni sa më të qetë.
Kontrolloni temperaturën
Kontrolloni herë pas here temperaturën duke përdorur një termometër. Në rast se temeratura është shumë e lartë ju mund të merrni një medicament pa recetë si për shembull ibuprofen etj. Përdorini këto medikamente sipas udhëzimeve të paketimit ose siç iu rekomandon mjeku juaj. Kini kujdes që të shmangni marrjen e tepërt. Doza të larta ose përdorimi afatgjatë i disa prej tyre mund të shkaktojë dëmtim të mëlçisë ose veshkave dhe mbidozat akute mund të jenë fatale. Nëse temperatua nul ulet edhe pas kësj, mos merrni më shumë ilaçe por telefononi mjekun tuaj. Për temperatura nën 38,9 C, mos përdorni barna për uljen e temperaturës, përveç rasteve kur këshillohet nga mjeku juaj.
Parandalimi
Disa këshilla që mund të ndihmojnë janë: Lani duart shpesh dhe mësojini edhe fëmijët tuaj të bëjnë të njëjtën gjë. E kjo veçanërisht para se të hanë, pasi të përdorni tualetin, pasi kaloni kohë në një turmë ose rreth dikujt që është i sëmurë, pasi përkëdhelni kafshët dhe pas udhëtimit me transport publik. Lajini duart tërësisht, duke fërkuar me sapun pjesën e përparme dhe të pasme të secilës dorë dhe duke i shpëlarë plotësisht nën ujë të rrjedhshëm.
Mbani gjithmonë me vete letra të lagura ose dezinfektues duarsh.
Mundohuni të shmangni prekjen e hundës, gojës ose syve, pasi këto janë mënyrat kryesore që viruset dhe bakteret mund të hyjnë në trupin tuaj dhe të shkaktojnë infeksion.
Mbuloni gojën kur kolliteni dhe hundën kur teshtini dhe mësojini fëmijët tuaj të bëjnë të njëjtën gjë. Sa herë që është e mundur, largohuni nga të tjerët kur kolliteni ose teshtini për të shmangur kalimin e mikrobeve tek ata.
Përpiquni të mos ndani me të tjerët gotat, shishet e ujit dhe enët.
Kur të shkoni tek mjeku
Ethet në vetvete mund të mos jenë shkak për alarm ose një arsye shumë e fortë për të shkuar tek mjeku. Megjithatë, ka disa rrethana kur duhet të kërkoni këshilla mjekësore për fëmijën, një të afërm ose veten tuaj.
Për foshnjat
Një ethe e pashpjegueshme është shkak më i madh për shqetësim tek foshnjat dhe fëmijët sesa tek të rriturit.
Temperatura e lartë, rastet kur duhet të shkoni tek mjeku / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.