
Kanë kaluar gati 5 vite, por njerëzit vijojnë të dyshojnë për simptomat e Covid-19. Të paktën, në këtë përfundim bazohet studimi i National Health Service, i cili shkruan se një në 10 persona janë të paqartë nëse e kanë ose jo këtë virus në trupin e tyre.
Studimi, i cili anketoi më shumë se 750 mijë persona u përqendrua në ndikimin që pati ky virus në jetën e tyre, 5 vite pasi kjo pandemi u kushtoi atyre qëndrimin të izoluar në shtëpi për një kohë të gjatë.
Kështu, 1 në 20 persona u shprehën se ndjejnë akoma simptoma të Covid. Simptomat me të cilat përballeshin pjesëmarrësit kishin të bëjnë kryesisht me gjendje post-virale si lodhje, marramendje dhe dhimbje muskujsh.
Disa prej të anketuarve thanë gjithashtu se duke i përjetuar këto simptoma ditore, ata nuk janë në gjendje që të bëjnë një jetë normale.
“Këta pacientë me Covid-19 kanë të drejtë të ndihen të zhgënjyer. Covidi zgjeron pabarazitë shëndetësore. Ne duhet të jemi shumë të ndjeshëm në lidhje me këtë dhe ti mbështesim personat që janë më pak të favorizuar nëse kanë përjetuar për një kohë të gjatë simptomat e Covid-it”, u shpreh Alwan.
Gjërat ndryshuan shumë dhe shumë prej pjesëmarrësve humbën punën e vjetër si dhe stilin e tyre të jetesës./living/
Studimi: Covidi na ka lënë me pasoja, 1 në 10 persona ndiejnë akoma simptomat / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.