Më 7 qershor të çdo viti shënohet “Dita Botërore e Sigurisë Ushqimore”, përcjell Reporteri.net.

Kjo ditë synon të tërheqë vëmendjen për veprime, për të ndihmuar në parandalimin, zbulimin dhe menaxhimin e rreziqeve që vijnë nga ushqimi, duke kontribuar në sigurinë ushqimore, shëndetin e njeriut, prosperitetin ekonomik, bujqësinë, qasjen në treg, turizmin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

“Tema e këtij viti thekson rëndësinë e përgatitjes për incidentet e sigurisë ushqimore, të cilat janë situata, ku ekziston një rrezik i mundshëm ose i konfirmuar shëndetësor i lidhur me konsumin e ushqimit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Sot “Dita Botërore e Sigurisë Ushqimore” / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version