Vapa është e rrezikshme dhe shpesh vdekjeprurëse, sidomos për të miturit dhe të moshuarit.

Sidoqoftë, rreziku për shëndetin nuk ndodh vetëm nga vapa gjatë ditës, por edhe temperaturat e nxehta gjatë natës.

Rreziqet për shëndetin nga vapa e natës

Drobitja nga vapa është më se e zakonshme jo vetëm gjatë ditës por edhe natën. Ajo ndodh kur temperatura e trupit rritet deri në 39.5 gradë.

Kjo drobitje shoqërohet me të përziera, dhimbje koke, marramendje apo humbje të vetëdijes.

Njerëzit e prekur nga sëmundjet e zemrës apo obeziteti janë më të rrezikuar nga pasojat negative të vapës, jo vetëm gjatë ditës por edhe gjatë natës.

Rreziku është i lartë gjatë natës kur njeriu është në gjumë dhe nuk është freskuar mjaftueshëm.

Kjo ndodh sepse njeriu nuk është i vetëdijshëm në luhatjet e temperaturave gjatë natës dhe ndikimit në shëndet.

Ekspertët këshillojnë që përpara gjumit të shmangen aktivitetet e mundimshme fizike për sa kohë temperatura e trupit nuk është ulur akoma.

Ekspertët paralajmërojnë se zonat urbane janë ishuj të mirëfilltë nxehtësie në verë, ndërsa jeta në zonat rurale është më e freskët.

Për më tepër, zonat me popullsi mbi 1 milionë njerëz kanë temperaturë që është 1.8 deri në 5.8 gradë më e lartë se zonat e tjera.

Kjo situatë vështirësohet më shumë gjatë natës ku temperatura mund të arrijë deri në 22 gradë më shumë se në fshat.

Gjatë natës, godinat e qytetit çlirojnë nxehtësinë e akumuluar gjatë ditës dhe kësisoj trupi i njeriut e ka të vështirë të rimëkëmbet nga ekspozimi afatgjatë në diellin e ditës. /Agroweb

Si të parandalohen rreziqet e shëndetit si pasojë e netëve të nxehta / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version