Kafeina është një stimulues i fortë për trurin. Ajo e bën njeriun më të ekzaltuar, ndikon te humori dhe mënyra e përpunimit të informacionit nga ana e trurit.

Ndikimi i kafeinës te humori

Kafeina e bën njeriun më të vëmendshëm dhe të ndihet më i arrirë. Ajo mund të përmirësojë humorin, veçanërisht kur njeriu ndihet më pak energjik.

Por si çdo stimulues tjetër, ajo rrit dozat e ankthit, të cilat te disa njerëz rriten ndjeshëm dhe shkaktojnë luhatje të humorit. Rekomandohen jo më shumë se tre kafe në ditë.

Ndikimi në aktivitetin mendor

Kafeina përmirëson aktivitetin e trurit në mënyrë të ndjeshme.

Njeriu bëhet më vigjilent, i përgjigjet më mirë punëve të ditës dhe e përpunon më mirë informacionin.

Thënë thjesht, kafeina është rruga e shkurtër drejt një aktiviteti më të mirë të trurit.

Megjithatë studimet thonë se përmirësimi i aktivitetit mendor nuk varet totalisht nga sasia e kafeinës së konsumuar në ditë.

Nga ana tjetër, njerëzit kanë pritshmëri më të larta në mënyrën se si kafeina do të ndikojë në aktivitetin e tyre. Janë pikërisht këto pritshmëri që në vetvete orientojnë rolin e kafeinës në aktivitetin e tyre.

A duhet pirë më shumë kafe për aktivitetin mendor?

Ekspertët janë të mendimit se shtimi i dozave të kafeinës për të pasur një aktivitet më të mirë mendor është e gabuar.

Patjetër që kafeina sjell përfitime të mëdha, por ato janë afatshkurtra. Si të tilla, mund ta shtyjnë njeriun të pijë më shumë kafe, duke prishur balancat e duke rrezikuar shëndetin.

Një nga simptomat më të forta të sasisë së lartë të kafeinës është ndjesia e ankthit.

Më pas, ulja e dozave të kafeinës shoqërohet me simptoma të tjera që ndikojnë në aftësinë e trurit. Kafeina si stimulues që është shkakton varësi dhe çdo varësi shfaqet me simptoma dhe efekte anësore.

Gjëja më e zgjuar që mund të bëheti është të përzgjidhet koha e pirjes së kafesë në mënyrë që të merren përfitimet më të mëdha të saj pa u përballur me pasojat.

Nëse pini më shumë se tre filxhanë kafeje në ditë, do të përballeni me efekte anësore të mëdha që kanë peshë më të madhe se përfitimet momentale. /Agroweb

Si ndikon pirja e kafes te humori / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version