Djathi është një ndër produktet që konsumohet masivisht. Këtë e thotë një analizë e 15 studimeve të ndryshme shkencore mbi rolin e djathit kundër problemeve të zemrës.

Djathi përmban disa ushqyes të rëndësishëm për shëndetin siç janë kalciumi, zinku dhe vitaminat A dhe B-12.

Djathi është i pasur me yndyra të ngopura ndaj deri më sot besohej se rriste nivelin e kolesterolit dhe rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Por studimi i ri sugjeron se ky produkt luan rol mbrojtës për shëndetin kardiovaskular.

Studimet mbi rolin e djathit në shëndetin e zemrës

Të gjitha studimet e analizuara mbi këtë çështje përfshijnë të dhënat e plot 200,000 njerëzve.

Ushqyerja e tyre u monitorua nga shkencëtarët për më shumë se 10 vjet.

Të dhënat treguan se njerëzit që konsumojnë djathë rregullisht ishin 18% më pak të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare.

Ata ishin 14% më pak të rrezikuar nga sëmundjet koronare dhe 10% më pak të rrezikuar nga ishemia.

Vlerat e djathit

Djathi është një nga ushqimet me më shumë vlerë dhe është një burim i mirë proteinash, kalciumi, vitaminash dhe mineralesh.

Krahas shëndetit të zemrës, konsumimi i djathit ndihmon edhe në forcimin e kockave dhe ul rrezikun nga osteoporoza.

Efektet e djathit janë të dobishme edhe për hipertensionin dhe shëndetin e dhëmbëve gjithashtu. Kjo pasi kontribuon në mbajtjen e dhëmbëve të fortë dhe të shëndetshëm.

Djathi përmban sasi të mëdha të vitaminës dhe kolinës.

Në përmbajtjen e tij ka gjithashtu përmbajtje të vitaminës E, vitaminës K, riboflavinës, vitaminë B6, folatë, vitaminë B12 dhe betainë. /Agroweb

Si ndikon në shëndetin e zemrës ngrënia e përditshme e djathit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version