Sigurisht, dita e të gjithëve nis me kafen e mëngjesit. Dikush e pi në shtëpi, dikush në kafene e dikush tjetër në zyrë.
E megjithatë, disa preferojnë ta pinë kafen pa përbërës të tjerë shtesë siç është sheqeri, e disa tjetër as që e mendojnë kafen e hidhur pa pasur pak ëmbëlsi.
Por sa e shëndetshme është kafja me sheqer dhe cila është sasia e rekomanduar e sheqerit që duhet të hidhet sipas sasisë së kafes që pini?
Të gjitha këshillat e nutricistëve bashkohen në një pikë vetme: Mos e teproni me sheqerin!
Sipas të dhënave, për një filxhan të vogël normal kafeje ekspres, i cili përmban 30 ml kafe të lëngshme sasia e toleruar e mundshme për të shtuar sheqer është vetëm 3.1 gramë.
Çka do të thotë më pak se një lugë çaji sheqer apo një lugë kafeje e pak.
Sipas studimeve të ndryshme, një lugë e plotë çaji me sheqer në një filxhan kafeje ekspres e rrit përqindjen e sheqerit në më të lartë se sa sasia e sheqerit që përmban një gote me coca-cola.
E njëjta gjë vlen edhe për kafen turke, e cila zakonisht përgatitet në shtëpi.
Ndërkohë, për një filxhan të madh me kapuçino, e cila përmban 25 ml kafe dhe 85 ml qumësht sasia e toleruar e mundshme për të shtuar sheqer është vetëm 7 gramë.
Çka do të thotë më pak se dy lugë çaji me sheqer.
Pra, një lugë çaji e pak.
Sasia ditore e rekomanduar nga OBSH
Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon një sasi prej 25 gr sheqer si sasi e shëndetshme dhe e lejuar ditore.
Ose e thënë ndryshe 6 lugë çaji sheqer.
Por kujdes, kjo sasi rekomandohet përgjatë gjithë ditës në varësi të ushqimeve që konsumoni duke përfshirë dhe kafen krahas ushqimeve të tjera./AgroWeb.org
Sa sheqer duhet t’i hidhni kafesë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.