
Konsumimi i rregullt i ushqimeve të skuqura, veçanërisht pulës së skuqur dhe peshkut të skuqur, lidhet me një rrezik në rritje të vdekjes së parakohshme tek gratë, veçanërisht ato të moshës 50 deri në 65 vjeç, sipas një studimi të ri shkencor amerikan.
Studiuesit, të udhëhequr nga profesori asistent Wei Bao i Departamentit të Epidemiologjisë në Kolegjin e Shëndetit Publik të Universitetit të Ioëa-s, i cili publikoi studimin në British Medical Journal (BMJ), analizuan të dhënat për gati 107,000 gra të moshës 50 deri në 79 vjeç, nga të cilat 31,600 vdiqën gjatë studimit.
U zbulua se ata që hanin një ose më shumë porcione pulë të skuqur në ditë kishin mesatarisht 13% rrezik më të lartë të vdekjes nga çdo shkak, dhe konkretisht një rrezik 12% më të lartë të vdekjes nga shkaqet kardiovaskulare, krahasuar me ata që nuk hanin fare ushqim të skuqur.
Ata që hanin të paktën një porcion peshk të skuqur ose ushqim deti çdo ditë kishin një rrezik 7% më të lartë të vdekjes nga çdo shkak dhe, konkretisht, një rrezik 13% më të lartë të vdekjes nga shkaqe kardiovaskulare. Nuk u gjet asnjë lidhje midis konsumimit të rregullt të ushqimeve të skuqura dhe rritjes së rrezikut të vdekjes nga kanceri.
Gratë që konsumonin më shumë ushqime të skuqura prireshin të ishin më të reja, më pak të arsimuara, me të ardhura më të ulëta, duhanpirëse, ushtroheshin më pak dhe përgjithësisht hanin më shumë në mënyrë jo të shëndetshme.
Studimet e mëparshme kanë lidhur konsumimin e shumë ushqimeve të skuqura me një rrezik më të lartë të diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve të zemrës. Pas gjetjeve të reja, studiuesit këshilluan që ushqimet e skuqura duhet të konsumohen në moderim.
Rreziqet që u kanosen nëse konsumoni shpesh ushqime të skuqura / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.