Instituti Kombëtar i Shëndetësi Publike të Kosovës (IKSHPK), u ka bërë thirrje prindërve që të vaksinojnë fëmijët kundër fruthit, shytave dhe rubellës.

IKSHPK ka njoftuar se gjatë këtij viti janë regjistruar disa raste sporadike me fruth në vendin tonë.

“Në kuadër të mbrojtjes së shëndetit publik dhe me qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjeve ngjitëse dhe ruajtjes së shëndetit të fëmijëve, është shumë e rëndësishme që të siguroheni që fëmijët e juaj të jenë të vaksinuar me vaksinat MMR (fruthi, shytat dhe rubella). Gjatë këtij viti (periudha janar-mars 2025) janë regjistruar disa raste sporadike me fruth në vendin tonë, ndërkohë që vaksina mbetet mënyra më e sigurt për parandalimin e rasteve të reja”, thuhet në njoftim.

IKSHPK ka dhënë edhe informacione për vaksinën MMR që merret në këto raste.

Regjistrohen disa raste me fruth në Kosovë, IKSHPK i bën thirrje prindërve që t’i vaksinojnë fëmijët / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version