Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se mjeku do t’u shkojë në shtëpi të gjithë qytetarëve të Prishtinës, të cilët për shkak të sëmundjes apo moshës nuk mund të marrin shërbime në institucionet shëndetësore.
Rama ka bërë të ditur se orari i këtyre shërbimeve është çdo ditë nga ora 07:00-19:00, përfshirë edhe festat.
Kryetari shtoi se tash ofrohen rreth 200 vizita shtëpiake në ditë.
Rama: Shërbim mjekësor në shtëpi për qytetarët e Prishtinës, 7 ditë në javë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.