Dhimbja e shpinës është një problem nga i cili mund të vuani përgjatë gjithë jetës pa e vënë re.

Mjafton pozicionimi i keq gjatë fëmijërisë, gjatë orëve në punë apo gjatë qëndrimit për t’ju shkaktuar këtë parehati që zgjat.

Problemi nis tek qëndrimi dhe zgjidhja është po aty, çfarë mund të bëni për t’u liruar nga dhimbjet e shpinës dhe të të gjithë trupit është të rregulloni qëndrimin.

Praktikoni atë që në gjuhën mjekësore quhet ‘streching’ apo disiplinën e jogës e cila është një nga alternativat më të mira.

Disa pozicione të thjeshta që mund t’i bëni në mëngjes dhe darkë Agroweb j’ua shpjegon në këtë artikull.

Pozicioni i maces

Nga vetë emri mund të kuptoni se duhet të përkuleni si mace dhe të shtriqni pjesën e mesit nga lart poshtë.

Për ta bërë më saktë vendosni në një sipërfaqe të butë gjunjët dhe duart, gjeni balancën dhe merrni frymë thellë duke futu brenda kurrizin apo pjesën e mesit.

Më pas nxirrni frymën dhe ngrini kurrizin lart duke kujtuar lëvizjet që bëjnë macet.

I gjithë sekreti i këtij ushtrimi qëndron tek lëvizja e duhur e mesit në mënyrë vertikale nga lart posht teksa qëndroni në pozicion.

Përveç dhimbjeve të shpinës do të arrini të çlironi krahët, qafën dhe legenin.

Shtreqja e këmbëve

Mbështesni të dy pëllëmbët e këmbëve në një tapet dhe uluni para pa përthyer gjunjët, duke vendosur edhe të dy pëllëmbët e duarve të hapura sa gjerësia e shpatullave.

Teksa përkuleni para kini parasysh se nuk duhet të përthyeni gjunjët dhe nuk duhet t’i lëvizni duart për asnjë moment.

Imitoni një urë që lëviz apo një trekëndësh të formuar me trupin tuaj.

Kini kujdes që të ruani balancën mes duarve dhe këmbëve si dhe hapësirën mes tyre jo më të gjerë se ajo e shpatullave tuaja.

Të gjitha këto lëvizje do t’i ndjeni në pjesën e pasme të këmbëve, por edhe tek pjesa e poshtëme e mesit.

Pozicioni sfinks

Shtrihuni me bark në një tapet dhe vendosni dy pëllëmbët e duarve të mbështetura në tokë përafërsisht anash pjesës së kraharorit.

Më pas duke shtyrë me duar dhe shpatulla ngrini pjesën e sipërme të trupit teksa këmbët i mbani të puthitura në tapet.

Bëjeni këtë lëvizje derisa të çlironi mesin dhe kini parasysh që të mos sforconi qafën.

Për t’u ngritur përdorni pjesën e trungut të trupit tuaj dhe do të ndjeni se si shpina çlirohet nga dhimbjet./AgroWeb.org

Pozicionet më të mira kundër dhimbjes së shpinës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version