Ka disa produkte që gjenden në shtëpi e që mund të lirojnë copëza të vogla të mikroplastikës, si për shembull dërrasa për prerje që është nga plastika, tabakët për shërbim të përbërë nga plastika e shumë të tjera.
“Euronews” ka shkruar se janë disa produkte që mund të gjenden pothuajse në çdo shtëpi, të cilat janë të rrezikshme dhe duhet evituar.
Tabela nga plastika e prerjes së ushqimit rekomandohet të ndërrohet me tabela nga xhami apo druri
Tabela e plastikës për prerjen e ushqimit liron copëza mikroplastike në ushqim dhe ekspozon njeriun me 79.4 milionë prej tyre. Ato quhen “polypropylene”.
Rekomandohet që për prerjen e ushqimit të përdoren dërrasa apo tabela nga xhami i përpunuar.
Enët e plastikës rekomandohet të zëvendësohen me enë nga xhami
Enët e plastikës që përdoren për ruajtjen e ushqimit gjithashtu mund të lirojnë mikroplastikë, sidomos ato që përdoren për ta ngrohur ushqimin në mikrovalë.
Këto produkte mund të transferojnë sasi të konsiderueshme të mikroplastikës tek ushqimi.
Një studim i vitit 2023 që u bë në Universitetin Nebraska-Lincoln gjeti më shumë se 4 milionë në një centimetër katror të një ene plastike për bebe.
Nën mikroskop, është parë se këto copëza mund të mbysin 75 për qind të qelizave në veshkë, duke rritur shqetësimet për ndikimin që ka në shëndetin e njeriut.
Shishet e plastikës rekomandohet të zëvendësohen me shishe nga metali
Sikur tek enët, mikroplastika gjendet edhe në shishet e ujit, si dhe sikur mikrovala edhe ngrirja e ujit mund të bëjë shishen që të lirojë mikroplastikë. Në vend të shisheve të plastikës rekomandohet të përdoren shishe metali inoks apo nga silikoni.
Taset nga letra që përmbajnë mikroplastikë rekomandohet të zëvendësohen me gota xhami apo porcelani
Taset nga letra po ashtu përmbajnë plastikë. Në mënyrë që të parandalohet rreziku, krijuesit e tyre përdorin shtresë plastike.
Një studim i vitit 2021 i cili u publikua në gazetën Hazardous Materials, ka gjetur se përdorimi i taseve të letrës për pije të ngrohta si çaji apo kafeja, shkakton lirim edhe më të madh të mikroplastikës si dhe përbërësve të dëmshëm si klori, sulfat dhe nitrat.
Çaji me qese rekomandohet të zëvendësohet me çaje të papaketuara me qese
Qeset e çajit gjithashtu përmbajnë mikroplastikë. Gjetjet se qeset e çajit mund të përmbajnë mikroiplastikë kanë qenë befasuese pasi këto qese janë të përbëra nga letra e hollë. Mirëpo për të qëndruar më gjatë në mënyrë që të mos grisen, krijuesit e tyre përdorin pak plastikë, e cila lëshon copëza mikroplastike në çaj.
Një studim që u bë në vitin 2023 e që u publikua nga Universiteti Dow i Shëndetit e Shkencës ka ngritur shqetësimin se si në ujin e ngrohtë që përdoret për përvëlimin e çajit në këto qese, mund të lirohen miliona copëza mikroplastike nga qeset. Një gotë me çaj me qese mund të përmbajë 3.1 miliardë copëza nanoplastike.
Këshillohet që çaji të blihet pa qese dhe të përvëlohet në çajnik përkatës.
Pesë burime të mikroplastikës që gjenden në shtëpi e që duhet evituar / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.