Përderisa çaji i kamomilit ndihmon rreth çështjeve të ndryshme shëndetësore, çdo ditë e më shumë dietologët e njohësit e çështjeve shëndetësore po e rekomandojnë si lloj ilaçi natyral.
WioNews ka renditur pesë arsye pse duhet pirë çaj kamomili më shpesh.
Studimet kanë treguar se çaji i kamomilit ka efekte pozitive te lëkura, përveç që ndihmon kundër akneve, ndihmon edhe për komplikime të tjera të lëkurës
Ky çaj ndihmon kundër mbipeshës, sepse përshpejton metabolizmin.
Çaji i kamomilit ndihmon edhe shëndetin e flokëve dhe u jep shkëlqim.
Bima e kamomilit njihet si qetësues natyral, që ndihmon relaksimin dhe ndikon kundër stresit e ankthit.
Çaji i kamomilit ndihmon kundër ndjenjës të të qenit të fryrë duke larguar problemet me stomakun.
Pesë arsye pse duhet pirë çaji i kamomilit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.