Sot është bërë përurimi i shërbimit të ri të Fertilizimit të Asistuar Mjekësor në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

Kryeministri Kurti ka thënë se ky investim do të mundësojë që shumë çifte që duan të bëhen me fëmijë, t’ua realizojë këtë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Kurti tha se dy herët e para çiftet do ta kenë falas këtë shërbim, e pas kësaj duhet të paguajnë 670 euro, derisa kryeministri tha se në sektorin privat ky shërbim kushton rreth tre mijë euro.

“Me këtë investim që kemi bërë në këtë repart, do të jetë e mundur që dy herët e para, çiftet që vijnë këtu ta kenë falas këtë shërbim, e pas dy herëve të para do të paguajnë 670 euro, ndërsa e dimë se në sektorin privat rreth 3 mijë euro. U bëjmë thirrje të gjitha çifteve që duan të bëhen prindër se tani e kanë një ofertë edhe moderne edhe cilësore pas funksionalizimit të këtij shërbimi.

 

Përurohet shërbimi për Fertilizim të Asistuar Mjekësor në QKUK, Kurti: Dy herët e para çiftet do ta kenë falas këtë shërbim / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version