Ndërkohë që dihet se mishi përmban sasi të bollshme të proteinave, ka disa perime të gjelbra që po ashtu përmbajnë mjaftueshëm proteina për të përmbushur nevojat e organizmit.
Times of India ka shkruar se bizelet janë të pasura me sasi të konsiderueshme të proteinave. Një gotë e mbushur me bizele të ziera përmban rreth 8.7 gramë proteina. Përveç këtyre ato janë të pasura edhe me vlera të tjera ushqyese si vitamina A, C dhe K.
Spinaqi është një tjetër burim i mirë i vlerave ushqyese. Një gotë e mbushur me këtë perime të zier përmban 5.3 gramë proteinë. Përveç proteinave, spinaqi është i pasur me hekur, kalcium dhe antioksidantë.
Një gotë kërpudha të ziera sigurojnë 4 gramë proteina.
Misri nuk njihet vetëm për shijen e mirë që ka, por edhe për vlerat ushqyese e sidomos për përmbajtjen e proteinave. Një gotë më kokrra të ziera misri përmbajnë 4 gramë proteina, bashkë me sasi të konsiderueshme të fibrave dhe vitaminave.
Brokolli po ashtu është një alternativë e mirë kur bëhet fjalë për proteinat. Një gotë e mbushur me brokolli të zier përmban 2.6 gramë proteina si dhe mjaftueshëm fiba e vitaminë C.
Një gotë të mbushur me lulelakra të ziera ofron 2 gramë proteinë. Përveç kësaj, lulelakra është e mirë për kontrollimin e peshës së tepërt, pasi përmban shumë pak karbohidrate.
Perimet që kanë përmbajtje të madhe të proteinave / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.