Misri është burim shumë i mirë i shumë vlerave ushqyese si vitaminat, minerale e fibrat, të cilat janë të rëndësishme për shëndetin në përgjithësi.
Misri është i mirë për shëndetin e syve pasi është i pasur me luteinë e zeaksantin. Gjithashtu mbron organizmin nga stresi oksidativ.
Misri mbron shëndetin e organeve tretëse pasi është i pasur me fibra, të cilat parandalojnë kapsllëkun dhe ndihmojnë zorrët të qëndrojnë të shëndetshme.
Misri e pasuron trupin me energji pasi është i pasur me karbohidrate, të cilat mbushin trupin me energjinë e nevojshme ditore.
Misri mbështetë shëndetin e zemrës pasi është i pasur me antioksidantë dhe yndyra të shëndetshme, të cilat ulin nivelin e yndyrave të pashëndetshme në gjak dhe ndihmon shëndetin kardiovaskular.
Misiri ndihmon në menaxhimin e peshës trupore pasi përmban fibra dhe përmban pak yndyra, gjë që e bën të jetë ushqim që mban më gjatë ndjenjën e të qenit të ngopur.
Misri forcon imunitetin pasi është i pasur me vitaminë C e vlera të tjera ushqyese të cilat rrisin imunitetin dhe mbajnë larg sëmundjet.
Përfitimet shëndetësore nga konsumimi i misrit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.