Ekzistojnë disa teori nëse duhet pastruar para ose pas gjumit, por kjo dallon edhe nga preferencat. Disa persona zgjedhin të pastrohen sapo të jenë zgjuar, pasi kjo ndikon në zgjimin e plotë dhe në rritjen e energjisë për gjatë ditës.
Sipas Healthline, një dush i freskët në mëngjes bën që të jeni gati për një ditë të gjatë. Uji stimulon qarkullimin e gjakut, duke nxitur organizmin që të zgjohet plotësisht. Gjithashtu, pastrimi i hershëm pastron lëkurën dhe heq yndyrën që grumbullohet gjatë natës.
Sipas disa studimeve, dushi në mëngjes mund të nxisë kreativitetin dhe zgjidhjen e problemeve, pasi truri konsiderohet se është i freskët dhe i relaksuar.
Mirëpo, edhe dushi para gjumit i ka benefitet e veta.
Ai ndikon në cilësinë e gjumit, duke ulur temperaturën e trupit dhe duke çuar sinjale se është koha për të fjetur. Kjo mund të bëjë që trupi të përjetojë gjumë të thellë dhe të qetë. Derisa gjatë ditës trupi u ekspozohet papastërtive, dushi në mbrëmje pastron trupin dhe i largon ndotësit, duke ulur rrezikun nga irritimet ose alergjitë.
Një dush i ngrohtë po ashtu relakson muskujt dhe redukton stresin.
Pra, dushi para ose pas gjumit mbetet preferencë personale, por padyshim se të dy këto kanë benefite.
Para apo pas gjumit, kur duhet bërë dush / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.