Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, Elvir Azizi dhe ambasadori i Britanisë së Madhe  në Kosovë, Jonathan Hargreaves, kanë mirëpritur sot në QKUK ekipin e mjekëve kardiokirurgë dhe kardiologë të fëmijëve nga Turqia, në kuadër të misionit “Muntada Aid”, thuhet në njoftim, transmeton Reporteri.net.

Ekipi i mjekëve nga Turqia do të realizojë intervenime kardiokirurgjike tek fëmijët me probleme në zemër dhe do bëjë ekzaminime kardiologjike.

“Drejtori i ShSKUK-së, Elvir Azizi, falënderoi organizatën “Muntada Aid” dhe ambasadorin Hargreaves për mbështetjen , duke shtuar se ky mision është një mundësi e mirë që fëmijët e Kosovës të përfitojnë intervenime në zemër, pa pasur nevojë të dalin jashtë vendit”, thuhet në njoftim.

Ambasadori i Britanisë së Madhe, Jonathan Hargreaves, u shpreh i lumutur që ky mision humanitar po realizohet dhe që po përfitojnë fëmijët e Kosovës.

Në emër të ekipit, foli Dr. Ibrahim  Cansaran, i cili poashtu, shprehu kënaqësinë që kanë mundësinë të ndihmojnë fëmijët e Kosovës.

Sipas tij, kjo është një mundësi e mirë që të  përfitojnë eksperiencë edhe stafi vendos i mjekëve dhe infermierëve.

“Në përbërje të ekipi mjekësor ka mjekë kardiologë, kardiokirurgë, anesteziologë, infermierë dhe teknikë të anestezionit. Misioni ka filluar ditën e sotme dhe do të zgjasë 10 ditë”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.

Një ekip i mjekëve nga Turqia vjen në Kosovë, do të operojë fëmijë me probleme në zemër / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version