Konsumimi i ushqimeve ultra të përpunuara mund të çojë në sasi më të larta të yndyrës në muskujt e kofshëve, ka zbuluar një studim i ri.
Studiuesit nga Universiteti i Kalifornisë, San Francisko (UCSF) në SHBA analizuan të dhënat nga 666 individë, të cilët kishin një moshë mesatare 60 vjeç dhe morën pjesë në Iniciativën e Osteoartritit, por nuk ishin diagnostikuar ende me gjendjen ose ndonjë dhimbje.
Hulumtimi, i cili u prezantua në takimin vjetor të Shoqatës Radiologjike të Amerikës së Veriut, zbuloi se konsumi më i lartë i ushqimeve ultra të përpunuara ishte i lidhur me shtimin e yndyrës në muskujt e kofshëve.
Lidhja u vëzhgua pavarësisht nga marrja e kalorive të pjesëmarrësve, indeksi i masës trupore (BMI) ose nivelet e aktivitetit fizik.
“Risia e këtij studimi është se ai heton ndikimin e cilësisë së dietës, veçanërisht rolin e ushqimeve ultra të përpunuara në lidhje me yndyrën intramuskulare në muskujt e kofshës,” thotë Zehra Akkaya, studiuese në radiologji.
Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se një rënie në cilësinë e muskujve të kofshës është e lidhur potencialisht me fillimin dhe përparimin e osteoartritit të gjurit, vuri në dukje studiuesja.
Osteoartriti është shumë i lidhur me obezitetin dhe zgjedhjet e jetesës jo të shëndetshme por faktorë të tjerë rreziku si mosha, seksi dhe një histori e lëndimeve të kyçeve mund të luajnë një rol.
Ngrënia e ushqimeve ultra të përpunuara shkakton osteoartrit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.