E dini që gjithçka ju konsumoni çdo ditë, ndikon në funksionin dhe shëndetin e trurit tuaj, duke përfshirë edhe aftësinë për të shmangur sëmundjen e Alzhemierit.
Ekziston një ushqim në veçanti sipas Uma Naiddos, nutricioniste dhe pedagoge në Harvard University që thotë se është çelësi për një tru të shëndetshëm: perimet me gjethe jeshile. Duket se të gjithë ekspertët bien dakord në këtë pikë se ngrënia e zarzavateve me gjethe jeshile është thelbësore për shëndetin e përgjithshëm, sidomos për trurin.
Disa nga perimet me gjethe jeshile që mund të shtoni në vaktet tuaja janë:
-Sallata kale
-Spinaqi
-Sallata marule
-Lakra
Por, cilat janë tre arsyet që ndikojnë në këtë proces:
1 Janë të pasura me vitaminë B
Shpesh, sëmundjet e tilla si depresioni dhe demenca shoqërohen me mungesë të vitaminës B, sipas një studimi Wayne State University School of Medicine. Perimet me gjethe jeshile janë një burim i shkëlqyer i vitaminës B9, një aleat kyç për mbështetjen e shëndetit të trurit dhe funksioneve neurologjike.
2 Janë të pasura me lëndë ushqyese që stimulojnë trurin
Perimet me gjethe jeshile janë gjithashtu plot me folate dhe beta-karotenin. Të dy këto përbërës kanë lidhje me përmirësimin e funksionit të trurit, strukturës së këtij organi, sidomos te moshat e treta.
Janë plot me fibra
Rritja e sasisë së fibrave sjell edhe një mundësi më të ulët për zhvillimin e depresionit, ky është rezultati që zbuloi një studim i botuar “Therapies Complementary in Medicine” në vitin 2021. Shtimi i fibrave në regjimin ushqimor është shumë e rëndësishme, por veçanërisht perimet dhe zarzavatet me bazë bimore dhe gjethe jeshile që janë të dendura në fibra janë një tjetër “investim” që duhet për gjendjen e trurit tuaj.
Nëse doni shëndet të mirë të trurit, ja ushqimet që duhet të hani / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.