Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, duke u bazuar në situatën epidemiologjike të raporteve të publikuara nga Organizata Botërore për Shëndetin e kafshëve, ka kërkuar të ngritën masat e biosigurisë në fermat e derrave.

Tha se deri tani në Kosovë nuk ka asnjë rast të prekur nga sëmundja e derrit.

Ka lajmërime për shpërthime të sëmundjes mortaja Afrikane e Derrit në shtetet përreth në Shqipëri dhe Malit të Zi tek popullata e derrave të egër.

“Së fundmi janë prekur fermat e derrave të butë në shtetin e Serbisë në afërsi me kufirin e Kosovës”, tha Lamir Thaçi nga AUV për televizionin publik.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, ka urdhëruar të gjithë fermerët mbajtës të derrave që të ngritin nivelin e biosigurisë me masat vetëmbrojtëse në fermat e tyre.

“Fermerët duhet aktivizuar barrierat me dezinfektues dhe kufizim të hyrje daljeve në ferma. Përmes secilave synohet të mbrohen ekonomitë familjare të fermerëve dhe ekonominë e shtetit”, theksoi ai.

Thaçi ka folur edhe për mbylljen e një tregu për kafshë në Ferizaj. Ai ka thënë se nuk kanë informata nëse ka ndonjë treg ilegal që funksion në Kosovë.

Në Kosovë nuk ka asnjë rast të prekur nga sëmundja e derrit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version