
Prej vitesh, Dietpharm është sinonim i cilësisë, sigurisë dhe efektivitetit. Angazhimi primar i Dietpharm është të ofrojë shtesa ushqimore natyrale, të mbështetura nga shkenca, për t’u kujdesur për mirëqenien tuaj në çdo fazë të jetës.
Në botën bashkëkohore, ku stresi, jeta me ritme të shpejta dhe dietat e pabalancuara janë pjesë e përditshmërisë, mungesa e magnezit është më e zakonshme sesa mund të mendoni. Megjithatë, magnezi është një nga mineralet më thelbësore, i përfshirë në qindra procese biokimike në trup. Si mineral, ai gjendet në arra dhe fara (sidomos në farat e kungullit), grurë, çokollatë të zezë, perime, sojë, barishte, bishtajore, peshk dhe produkte të ndryshme të qumështit.
Sidoqoftë, përqindja e magnezit në tokë është ulur ndjeshëm gjatë shekullit të kaluar, prandaj nuk është gjithmonë e lehtë ta sigurojmë atë në sasi të mjaftueshme vetëm përmes ushqimit.
Për këtë arsye, një nga mënyrat më të mira për të marrë magnez është përmes shtesave ushqimore, si grupi i Magnezëve nga Dietpharm, që ju ofron një mënyrë të sigurt, efektive dhe natyrale për të furnizuar trupin tuaj me këtë mineral të rëndësishëm.
Çfarë shkakton mungesa e magnezit në trup?
Mungesa e magnezit mund të ndikojë negativisht në shëndetin tuaj, duke shkaktuar probleme serioze si presioni i lartë i gjakut, spazma muskulore, aritmi dhe kapsllëk. Kërkesa për magnez rritet sidomos tek personat që përballen me stres, irritim apo janë të prirur ndaj depresionit. Gjithashtu, nevojë më të lartë për magnez kanë ata që vuajnë nga dhimbje muskulore, tretje e ngadaltë, atletët, gratë shtatzëna dhe nënat që ushqejnë me gji.
Pse është kaq i rëndësishëm magnezi?
Në periudha stresi, gjendje të dobët fizike apo ushqyerje të pamjaftueshme, nevojat e trupit për magnez rriten. Si pasojë, mund të shfaqen simptoma si ngërçe muskulore, lodhje, nervozizëm dhe pagjumësi, të cilat sinjalizojnë mungesën e këtij minerali të rëndësishëm. Roli kryesor i magnezit është rivendosja e ekuilibrit dhe vitalitetit në jetën tuaj të përditshme.
Magnezi është thelbësor për:
Funksionim normal të muskujve – duke parandaluar ngërçet, spazmat dhe tensionin;
Sistem nervor i shëndetshëm – promovon relaksim dhe mirëqenie mendore;
Ngritje të energjisë – ndihmon në uljen e lodhjes dhe plogështisë;
Shëndet të eshtrave dhe dhëmbëve – duke punuar në mënyrë sinergjike me kalciumin;
Bilancin e elektroliteve – ruajtja e hidratimit dhe shëndetit qelizor.
Si ndikon marrja e duhur e magnezit në trup?
Epërsia e trupit është se ai përthith vetëm sasinë e nevojshme të magnezit, ndërsa pjesën e tepërt e largon vetë. Megjithatë, shtesat e magnezit duhen përdorur me kujdes dhe vetëm sipas konsultimit me mjekun. Marrja e tepërt e magnezit mund të shkaktojë efekte anësore si: lodhje, dobësi muskulore, ngadalësim të rrahjeve të zemrës, presion të ulët të gjakut, frymëmarrje të cekët dhe humbje të refleksit
Magnezët nga Dietpharm
Një nga veçoritë e trupit është se ai absorbon vetëm sasinë e nevojshme të magnezit, ndërsa pjesën e tepërt e eliminon vetë. Megjithatë, shtesat e magnezit duhet të përdoren me kujdes dhe vetëm pas konsultimit me mjekun. Marrja e tepërt e magnezit mund të shkaktojë efekte anësore si: lodhje, dobësi muskulore, ngadalësim të rrahjeve të zemrës, presion të ulët të gjakut, frymëmarrje të cekët dhe humbje të refleksit.
Për më shumë vizitoni faqen e Diepharm në Facebook.
Magnezët nga Dietpharm – sepse trupi njeh më të mirën! / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.