Shqetësimi i një personi kur është duke fjetur mund rrisë rrezikun e dëmtimit të përhershëm të trurit
Ky fenomen njihet si shqetësim i gjumit ose fragmentimi dhe është studiuar gjerësisht nga kërkimet shkencore.
Kur një individ bën gjumë të ndërprerë, ndërpret edhe ciklet e gjumit. Është pikërisht kjo që mund të çojë në efekte të ndryshme të dëmeve në tru dhe në funksionet njohëse.
Çrregullimet e përsëritura të gjumit mund të shkaktojnë:
-Dëmtim të kujtesës
-Çrregullim të plasticitetit të trurit
-Inflamacion të shtuar dhe stres oksidativ që dëmtojnë funksionin njohës
Është e rëndësishme të theksohet se ashpërsia e pasojave mund të ndryshojë në varësi të individit, kohëzgjatjes dhe frekuenca e shqetësimeve të gjumit.
Nëse keni çrregullime me gjumin, jo për faj të dikujt që ju zgjon me zhurma, është po aq e rëndësishme të kërkoni ndihmë profesionale. Edhe zgjimet e shpeshta që vijnë vetvetiu janë të rrezikshme gjithashtu.
Ky është dëmi që mund t`i bëni dikujt që e shqetësoni teksa fle / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.