Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër gripit sezonal, pasi që në javën e fundit, sipas IKSHPK-së, në bazë të numrit të rasteve të raportuara, intensiteti i gripit është në aktivitetin e lartë të qarkullimit duke e kaluar pragun epidemik.

IKSHPK thotë se kjo rritje rezulton me rritje të fluksit të qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në institucionet shëndetësore. Në apelin e tyre u bëhet thirrje të gjithë  qytetarëve pa dallim moshe që të vaksinohen si masë parandaluese, me theks të veçantë grupeve me prioritet si: Punëtorët shëndetësor; Gratë shtatzëna; Personat me sëmundje kronike dhe me imunitet të komprometuar; Personat mbi 65 vjeç; dhe Fëmijët e moshës nga 6 muaj deri në 5 vjeç me indikacione shëndetësore.

IKSHPK ndër të tjera ka bërë thirrje për evitim të ambienteve të mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz dhe qëndrimin në shtëpi të personave të sëmurë, shkruan gazeta online Reporteri.net.

Njoftimi i plotë:

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër Gripit sezonal, ndërkohë që javën e fundit, sipas numrit të rasteve të raportuara, intensiteti i gripit është në aktivitetin e lartë të qarkullimit duke e kaluar pragun epidemik. .
Kjo rritje rezulton me rritje të fluksit të qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore në institucionet shëndetësore.
Gripi sezonal është sëmundje akute infektive e cila te një numër i konsideruar i rasteve shkakton komplikime serioze shëndetësore, veçanërisht te fëmijët, të moshuarit dhe ata me sëmundje kronike, ndërsa vaksinimi është mënyra më e mirë për të parandaluar gripin dhe reduktuar rrezikun.
Duke qenë që sezoni i gripit zgjat edhe për disa muaj, IKSHPK u bën thirrje të gjithë qytetarëve pa dallim moshe që të vaksinohen si masë parandaluese, me theks të veçantë grupeve me prioritet si: Punëtorët shëndetësor; Gratë shtatzëna; Personat me sëmundje kronike dhe me imunitet të komprometuar; Personat mbi 65 vjeç; dhe Fëmijët e moshës nga 6 muaj deri në 5 vjeç me indikacione shëndetësore.
Ministria e Shëndetësisë ka siguruar për këtë sezon 85 000 doza të vaksinës dhe qytetarët mund të vaksiohen në secilën komunë, në qendrën më të afërt të Mjekësisë familjare.
IKSHPK u bën thirrje gjithashtu qytetarëve që të zbatojnë edhe masa të tjera parandaluese si:
Mbajtjen e higjienës personale;
Evitimin e kontakteve të afërta me individë të sëmurë;
Redukimin e vizitave të familjarëve tek personat e hospitalizuar (SHSKUK, Spitalet rajonale);
Evitimin e vendeve të mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz;
Ushqimin e shëndetshëm me shumë vitamina;
Aktivitet fizik dhe gjumë të mjaftueshëm;
Personat e sëmurë të qëndrojnë në shtëpi .
Konsultimi me mjekun për mjekimin me barna kundër gripit, të cilat duhet të merren vetëm me rekomandimin e mjekut.
#MbrohuNgaGripi

Gripi sezonal kalon pragun epidemik, IKSHPK thirrje qytetarëve: Vaksinohuni të gjithë, pa dallim moshe / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version