Nëse vuani shpesh nga infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes, mendoni për konsumimin e përditshëm të xhenxhefilit, duke filluar prej sot.
Konsumimi i përditshëm i ginsengut gjatë vjeshtës dhe dimrit ka rezultuar të jetë i shkëlqyer në parandalimin e ftohjes, gripit dhe virusit respirator sincicitial (RSV), zbulojnë rezultatet e hulumtimit, të publikuara në revistën “Nutrients”.
Për shkak se vaksinat kundër gripit dhe RSV-së ende nuk janë 100% efektive, studiuesit kanë vendosur ta hulumtojnë më detajisht efektin e ekstraktit të ginsengut të kuq, për të cilin tashmë është dëshmuar se e forcon imunitetin.
Në këtë studim, hulumtuesit nga Georgia e kanë studiuar efektin e ekstraktit të ginsengut të kuq në qelizat e mushkërive të infektuara me grip.
Rezultatet e studimit treguan se ekstrakti i ginsengut të kuq mbron nga infeksionet bakteriale dhe virale, si gripi dhe RSV.
Ekzistojnë disa lloje të kësaj barishte ushqyese, por ekspertët thonë se më i efektshmi është ginsengu i kuq korean, sepse ai përmban substanca aktive të cilat e përshpejtojnë reagimin e trupit ndaj stresit, sëmundjes dhe lodhjes. Këto substanca kanë efekt antiinflamator, antioksidues dhe antikancerogjen.
Studimet e mëparshme kanë treguar se të gjitha llojet e ginsengut mund të ndihmojnë në forcimin e imunitetit dhe zvogëlimin e nivelit të radikaleve të lira në trup, si dhe parandalimin e shfaqjes së inflamacionit kronik në trup i cili është faktor kryesor rreziku për një varg të sëmundjeve, veçanërisht ato të zemrës dhe sistemit kardiovaskular. /Telegrafi
Ginsengu ndihmon në parandalimin e gripit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.