Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar Journavx (suzetrigine), një ilaç oral jo-opioid i zhvilluar nga Vertex Pharmaceuticals për trajtimin e dhimbjeve akute të moderuara deri në të rënda te të rriturit.
Pas njoftimit, aksionet e Vertex Pharmaceuticals (Nasdaq: VRTX) u rritën me 8.4%, duke arritur në 475 dollarë në tregtimin pas orarit.
Sipas Vertex, Journavx është një ilaç efektiv, pa rrezik varësie, i përshtatshëm për trajtimin e të gjitha llojeve të dhimbjeve akute.
“Ky miratim është një moment historik për 80 milionë amerikanë që trajtohen çdo vit për dhimbje akute të moderuara deri në të rënda,” tha Dr. Reshma Kewalramani, CEO dhe presidente e Vertex.
Journavx është ilaçi i parë në klasën e tij të miratuar në mbi 20 vjet, duke sjellë një qasje të re për trajtimin e dhimbjeve akute pa rrezikun e varësisë nga opioidët.
FDA miraton Journavx, ilaçin e ri kundër dhimbjeve / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.