Depresioni në shtatzëni po bëhet një fenomen në rritje. Shtatzënia është një periudhë shumë delikate, të cilën shumë gra e përjetojnë në mënyra të ndryshme.
Por gjithsesi është një moment që duhet shijuar. Depresioni në shtatzëni është një fenomen që ekziston dhe sipas studiuesve është në rritje në krahasim me të kaluarën.
Në ditët e sotme gratë shtatzëna e kalojnë më shumë me ankth dhe janë më shumë në merak se në të kaluarën.
Një studim i Universitetit të Bristolit në Angli ka vërtetuar se gratë sot kanë më shumë mundësi të vuajnë nga ankthi dhe depresioni gjatë shtatzënisë sesa nënat ose gjyshet e tyre.
Në shekullin e 21 depresioni në shtatzëni është një fenomen i përhapur në të cilin ndikojnë faktorë të ndryshëm.
Studiuesit filluan kërkimet 20 vjet më parë. Midis 1990 dhe 1992, u morën në konsideratë 2390 gra. Nga këto 17%, ose 408 gra ishin në depresion. Gjithashtu studimi tjetër u bë midis viteve 2012 dhe 2016. Në këtë proces janë marrë në konsideratë 180 gra.
25% e tyre ishin në depresion gjatë shtatzënisë. Pra sot një në katër gra është në depresion gjatë kësaj periudhe të ëmbël.
Për të kuptuar nëse një grua ishte në depresion, studiuesit kanë përdorur 10 pyetje. Gratë që kanë më shumë se 13 pikë kanë depresion. Paniku, frika, ankthi dhe stresi janë simptomat që gratë kanë dhe mendojnë se po vuajnë nga depresioni.
Cila është arsyeja që gratë shtatzëna janë më shumë të stresuara sot sesa në të kaluarën? / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.