
Me kalimin e viteve, kujdesi për higjienën personale është rritur ndjeshëm në vendin tonë dhe gjithnjë e më shumë jemi duke u fokusuar në përdorimin e produkteve që ofrojnë siguri dhe freski për trupin. Kur bëhet fjalë për kujdesin intim, edhe pse trupi ynë ka aftësinë natyrale të vetëpastrimit të këtyre zonave, shumë faktorë, si ritmi i shpejtë i jetës moderne, mungesa e kujdesit të duhur dhe shkaktarë të tjerë mund të dëmtojnë ekuilibrin natyral të zonave intime. Si rezultat, shëndeti ynë mund të përballet me probleme të ndryshme dhe kjo pastaj ndikon në ruajtjen e freskisë, pastërtisë dhe mbrojtjes së këtyre zonave gjatë ditës.
Pikërisht për këtë, u krijua edhe linja e produkteve Chilly: për të na ofruar kujdes të avancuar dhe të besueshëm për zonat tona intime, duke na garantuar freski, mbrojtje dhe rehati të vazhdueshme.
Mbrojte dhe freski gjatë gjithë ditës
Chilly Gel, Delicate dhe Protect ofrojnë mbrojtje të veçantë të higjienës intime. Te pasura me mentol natyral, formula zbutëse dhe desinfektant, këto produkte na ofrojnë mbrojtje dhe freski gjatë gjithë ditës, madje edhe kur vizitojmë vende me rrezik të lartë të kontaktit bakterial si: palestra, pishina dhe plazhe.
Përdoreni në dush për të pastruar zonën tuaj intime. Aplikoni një sasi të vogël të Xhelit Chilly në zonën tuaj intime dhe më pas shpëlajeni tërësisht me ujë. Të përshtatshme për përdorim të përditshëm.
Përse Chilly për higjienën intime?
Testuar nën kontroll gjinekologjik – për të respektuar ndjeshmërinë e zonës intime.
Ka pH të përshtatshme – pa ndryshuar pH-në natyrale intime.
Aromë hipoalergjike – për të minimizuar rrezikun e alergjive dhe irritimeve.
Me pak surfaktantë – prodhon më pak shkumë dhe është më i lehtë për tu shpëlarë.
Ambalazh me pompë – për sasinë e duhur të produktit çdo herë.
Chilly është këtu për intimitetin tonë
Zgjidhni produktet Chilly për t’u ndjerë të sigurt dhe të freskët, pa shqetësime. Sigurohuni që lëkura juaj të mbetet e shëndetshme dhe e mbrojtur gjatë gjithë ditës dhe mos harroni që Chilly është këtu për intimitetin tonë.
Chilly – Sekreti i freskisë dhe mbrojtjes për higjienën tonë intime! / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.