BBC ka bërë publike dokumente që tregojnë shkallën e vërtetë të provave mjekësore duke përdorur produkte me gjak të infektuar për fëmijët në vitet 1970-1980. Ato zbulojnë një botë sekrete të testeve klinike të pasigurta ku përfshiheshin fëmijët në Mbretërinë e Bashkuar me prestigjiozen britanike që thotë se doktorët kishin në mendje të arrinin qëllimet para nevojave të pacientëve. Sipas BBC, ata i kryen këto teste për më shumë se 15 vite duke përfshirë qindra njerëz e duke i infektuar shumicën prej tyre me Hepatit C dhe HIV.
Një pacient i tha BBC-së se ai u trajtua si “minj të guinesë”. Këto prova mjekësore përfshinin fëmijët me çrregullime të koagulimit të gjakut e kur familjet shpesh nuk kishin pranuar që ata të merrnin pjesë. Shumica e këtyre fëmijëve që kanë qenë regjistruar tashmë kanë ndërruar jetë. Dokumentet tregojnë se doktorët në qendra që trajtonin hemofilinë përdornin produkte gjaku edhe pse dihej gjerësisht se ato ishin të kontaminuara.
Si pasojë e një mungese të produkteve të gjakut në Mbretërinë e Bashkuar në vitet 1970-1980, detyrohej të importoheshin nga SHBA-ja. Dhuruesit ishin njerëz me rrezik të lartë si të burgosurit apo persona të varur nga droga që siguronin plazmën për trajtimet. Një produkt gjaku i cili njihet si “Faktori VIII” u pa të ishte shumë efektiv për ndalimin e gjakderdhjes, por njihej gjerësisht se ishte kontaminuar me viruse.
Luke O’Shea, 42 vjeç, ka hemofili të lehtë, çka do të thotë se ai nxihet ose ka gjakderdhje më lehtë se të tjerët. Ai u infekua me Hepatit C kur po trajtohej në një spital në qendër të Londrës ku shkoi për shkak të një prerje në gojë, kur ishte vetëm 3 vjeç në vitin 1985. Sipas dokumenteve të zbuluara nga BBC atij i ishte dhënë qëllimisht produkti i gjakut, për të cilin mjeku e dinte se mund të ishte infektuar, e në këtë mënyrë mund të regjistrohej në një provë klinike.
Mjeku në fjalë donte të zbulonte se sa të ngjarë kishte që pacientët të sëmureshin nga një version i ri i “Faktorit VIII” që trajtohej në nxehtësi. Edhe pse nuk ishte trajtuar kurrë më parë për gjendjen e tij, Lukës iu dha Faktori VIII i trajtuar me nxehtësi për të ndaluar gjakderdhjen nga goja. Letra që mjeku i tij, Samuel Machin, ia dërgoi një eksperti tjetër të hemofilisë u përdor si provë në një hetim publik në lidhje me këtë skandal.
Machin i tregonte me detaje Peter Kernoff-it trajtimin mbi Lukën dhe një djali tjetër duke i shprehur ekzaktësisht: Shpresoj që të jenë të përshtatshëm për trajtimin tuaj me nxehtësi.
Muaj më herët, Kernoff kishte kërkuar në terren bashkë me disa doktorë të tjerë për pacientë të mundshëm të përshtatshëm për prova klinike. Ai u shpreh specifikisht se ata duhet të ishin “pacientë të patrajtuar më herët”, që në komunitetin mjekësor njihet si “PUP”-sat. Po ashtu mjeku Machin kishte përdorur një nofkë për Lukën si “hemofiliak i virgjër”.
“Isha “mi guine” në prova klinike që mund të më kishin vrarë. Nuk ka asnjë mënyrë tjetër për ta shpjeguar. Mjekimi im ndryshoi në mënyrë që të bëhesha pjesë e provave klinike. Ky ndryshim në mjekim më dha një sëmundje të rëndë, Hepatitin C, dhe prapë se prapë nëna ime s’dinte asgjë”, tha Luke O’Shea.
Vitet e ardhshme teksa zhvilloheshin provat mjekësore, Lukës i është dashur të bëjë shumë analiza. Doktorët shpreheshin se po e monitoronin atë dhe gjatë asaj kohe, e ëma e tij ishte falenderuese. Në gjetjet e tyre të publikuara në vitin 1987, Kernoff dhe Machin, arritën në përfundimin se trajtimi me nxehtësi kishte “pak ose aspak efekt” për të reduktuar rrezikun e hepatitit C. Si Kernoff dhe Machin tashmë kanë ndërruar jetë. Para se të vdiste Machin i dha provat hetimit publik që konfirmonin se Luka ishte rekrutuar për studimin e Kernoff-it. Megjithatë ai mohonte se kjo ishte bërë pa dijeninë e mamasë së tij.
“Kjo ka qenë diskutuar me mamanë e tij, megjithëse duhet të pranoj se standardet e pëlqimit në vitet 1980 kanë qenë të ndryshme nga ato që janë sot”, tha ai.
Megjithatë mamaja e tij është shprehur se nuk ishte thënë absolutisht asgjë rreth provave mjekësore. Dokumentet zbuluan se Luka kishte marrë Hepatitin C që në vitin 1993, por nuk i ishte thënë deri në vitin 1997. Fatmirësisht tashmë Luka është i pastruar nga infeksioni falë një trajtimi të suksesshëm.
Sidoqoftë provat për këto teste klinike kanë rritur shqetësimet. “Pacientit i duhet dhënë trajtimi më i mirë i mundshëm dhe duhet të japë pëlqimin e tij. Nëse këto dy faktorë nuk plotësohen atëherë provat mjekësore mund të shikohen si shumë problematike”, tha profesoresha Ema Cave. Investigimi i BBC zbuloi se Machin dhe Kernoff ishin mes një komuniteti doktorësh që kishin të njëjta ambicie në lidhje me kërkimet.
Edhe mjeku Anthony Aronstam që ndoqi një grup të madh djemsh me hemofili përdori të njëjtat metoda duke u infektuar produkte gjaku pa miratimin e tyre ose të prindërve të tyre. Nga 122 nxënës, aktualisht 75 prej tyre kanë vdekur si pasojë e infeksioneve HIV apo Hepatitit C.
“Trajtoheshim si minj laboratori”, thanë një prej të infektuarve.
Shumë prej viktimave të këtyre testimeve tashmë kërkojnë drejtësi dhe hetimi për këtë skandal në Mbretërinë e Bashkuar pritet të përfundojë më 20 Maj.
Bota e errët e provave mjekësore, fëmijët përdoreshin si “minj të guinesë” / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.