Vendimi i Qeverisë për Manastirin e Deçanit ka qenë ligjërisht dhe politikisht i domosdoshëm, çka është folur dhe premtuar më parë ka qenë diskurs popullist mashtrues.

Çka mundet me ndërmarrë Qeveria është kompenzimi meritor i komunës se Deçanit për hektarët dhe dëmet e shkaktuara.

Po kështu të bëhet një marrëveshje që Manastiri të mos mbetet institucion i mbyllur dhe “botë në vete” , por të hapet gradualish për të gjithë vizitorët e interesuar.

Nëse Unesco e ka shpallur monument të trashëgimisë botërore, nuk mund të mbetet bunker serbo-ortodoks.

Shqiparët tradicionalisht kanë ditur ti mbrojnë dhe respektojnë objektet e kultit ortodoks, le tua kthej edhe Kisha ortodokse respektin shqiptarëve dhe shtetit ligjor që po ndërtohet në Kosovë.

Vendimi i Qeverisë për Manastirin e Deçanit, i domosdoshëm / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version