Lideri opozitar rus u burgos pasi u kthye me guxim në Rusi. Tani ai është emri i fundit në një listë të gjatë dhe të zymtë të aktivistëve dhe disidentëve të vdekur

“Ndërsa u bëra i famshëm, isha i sigurt se edhe jeta ime u bë më e sigurt…Do të ishte problematike për ta të më vrisnin”, kishte thënë dikur Alexei Navalny, duke shtuar “por e kisha shumë gabim”.

Njoftimi zyrtar i 47-vjeçarit, i cili mbetet emri më kundërshtues i presidentit rus, Vladimir Putin, madje një kundërshtar edhe pas qelisë, ishte thellësisht tronditës.

Shumë mendonin se ai do të vdiste në burgun e Arktikut. Ai dukej me shëndet mjaft mirë, megjithëse ishte dobësuar. Por kur foli për publikun njëherë përmes një video-lidhjeje, ai tallej me humor me sistemin.

Sipas zyrtarëve, ai “u sëmur gjatë një shëtitjeje”, gjatë një së premteje.

Një hetim zyrtar nuk ka gjasa të hedh në dritë të vërtetën e vdekjes së tij të papritur.

Mbështetësit e Navalnyt dhe Perëndimi, menjëherë e quajtën vrasje.

Humori, karizma dhe energjia pozitive e Navalnyt, bënë që ai të marrë mbështetjen e shumë të rinjve rusë.

Shumë kundërshtarë tjerë të Putinit sot nuk janë më.

Ekziston dyshimi se është edhe një aktivist tjetër i burgosur, Vladimir Kara-Murza, i cili pretendon se i ka mbijetuar dy tentativave për helmim.

Mërgimi, nuk do të ishte garanci sigurie, por kthimi pas trajtimit të parë për sulmin ndaj Navalnyt me novichok, ishte një akt jashtëzakonisht u guximshëm.

Heshtja e pamëshirshme e opozitës siguron që rezultati i zgjedhjeve të muajit të ardhshëm të mos vihet në dyshim.

Putini tashmë është lideri rus më jetëgjatë në Rusi. Dhe sipas rregullave të reja kushtetuese, ai mund të ruajë pushtetin e tij deri në vitin 2036.

Putini beson se rryma po kthehet në favor të tij nga lufta në Ukrainë. SHBA-ja duket e lodhur. Donald Trumpi ka thënë se do të “inkurajojë” Rusinë të sulmojë vendet e NATO-s që nuk e përmbushin premtimin për shpenzimet. Ai nuk ka gjasa të shqetësohet për paralajmërimin e Joe Bidenit në vitin 2021 se vdekje e Navalnyt në burg ka të ngjarë të ketë pasoja shkatërruese për Rusinë.

Në të kaluarën, vdekja e kritikëve të Kremlinit u pasua nga zemërim jashtë vendit, por me veprim të kufizuar. Sfida këtë herë është ndryshe: presidenti rus është tashmë i sanksionuar deri në fund dhe i paditur nga gjykata ndërkombëtare penale për Ukrainën, megjithëse kjo mund të rrisë diskutimin për dorëzimin e aseteve të ngrira ruse në Kiev. Shtetet që nuk iu drejtuan Rusisë për pushtimin e Ukrainës, nuk ka gjasa të zhvendosen për shkak të vdekjes së Navalnyt.

Ndërsa pikëllimi dhe dhimbja natyrisht ndjehen nga familja dhe miqtë, ky është një moment i zymtë për kombin e tij, Rusinë. Vdekja e tij nënvizon kotësinë e dukshme të sfidimit të status quo-së. Megjithatë, ai gjithashtu thekson kalbësinë në zemër të regjimit. Pas goditjes në Rusi, ekipi i tij ka vazhduar të luftojë për kauzën e tyre nga jashtë. Para kthimit të Navalnyt në atdheun e tij, i njëjti regjisor që foli më herët me Navalnyn, ky i fundit i kishte thënë “Nëse vritesh, nuk lejohesh të heqësh dorë”.

Ky opinion është shkruar nga The Guardian. Përktheu dhe përshtati Gazeta Online Reporteri.net.

 

Vdekja e Navalnyt: Një tjetër ditë e zymtë në Rusinë e Putinit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version