Serbia, për një kohë të gjatë, është “all in” në përpjekjet për t’ia shitur Perëndimit tregimet e saj rreth Kosovës. Një strategji e mirëmenduar në kontekstin e raporteve tona të lënduara me Amerikën, që ajo të jetë viktima dhe ne agresorët. Interesi kombëtar i serbëve është që ne të kemi sa më pak miq ose të “dimë” t’i prishim raportet me ata që i kemi në përkrahje të vazhdueshme, ashtu që ta kenë më të kollajtë realizimin e interesave të tyre këtu. Në një formë, investim i tyre llogaritë në marrëzinë tonë.
Sëvoni, në një pankartë, në mesin e protestuesve serbë në Mitrovicë, shkruhej USA HELP. Indikacione të përpjekjes shtihuese për rikrijimin e atmosferave t’viteve tjera, ku rolet me shqiptarët ndërrohen kry-për-kry. Tani serbët duken të “shtypurit” që kërkojnë ndihmën ndërkombëtare, që shqiptarët ta ndalin turrin e shkeljes së të drejtave të tyre qytetare.
Mund ta marrim fjalimin e Bill Clinton-it, kur ishte në Tiranë, në pjesën e adresimit për Kosovën, që na rikujtoi se jena shtet qytetar, si tërheqje e vëmendjes për këto strategji të shtetit serb.
Theksin që ai e vnoi duke na thënë se ju keni fitu për shkak të mohimit të këtyre t’drejtave dhe nëse nuk dini m’u gjetë mrena kontekstit të ri me serbët dhe lojërat e tyre, keni me ua kriju alibinë e tensioneve dhe problemeve të reja Kosovës.
Edhe tani jemi duke e pa një rezultat të këtyre investimeve serbe, të kombinuar me marrëzinë tonë, në raportet e pushtetit me Amerikën dhe Evropën: kunxhat që i drejtojnë njana-tjetrës dhe
Hovenier-in e sarrakuqt, mosbesues për kursin tonë të marrun.
Është kohë ideale për mendime të “çuditshme” dhe realizime t’moçme.
Mund t’i japim hez imagjinatës dhe ta mendojmë një situatë të kthyme mbrapsht. Distopike. Serbia po e realizon qëllimin e saj dhe po bëhet dirigjuesja e tregimit për vendin tonë në veshin e ndërkombëtarëve. Një situatë ndërtuar nga përzierjet e kujtimeve t’trashëgimisë së kohëve t’fundit politike t’viteve t’90-ta, ku rolet e Kosovës dhe Serbisë në raport me Perëndimin ndërrohen radikalisht.
Paramendoni, kur “SPEKTATORËVE” nis e ju dëftohet që protestuesit serbë në Mitrovicë po përngjajnë në LDK-në e t’90-ave. Lideri i tyre nuk ka tjera kërkesa, pos të marume mbi premisat humane, qytetare për ma shumë liri, si Rugova njëherë në fillet e tij.
Tash, Radoiçiçin me shokë si LPK-ja, e shumë organizata tjera, tu i mendu armët dhe luftën, e Kryeministrin tonë si Millosheviq. Dhe zgjeroni imagjinatën që si UÇK-ja në Llaushë për Kosovën, helbete, mund t’dalin serbët në Mitrovicë dhe i shpallin qëllimet e tyre për çlirimin e Veriut me armë.
Ne i sulmojmë ata, kapak na dridhet dora, “na rrëshqasin do plumba” e shkon noj grua e fëmijë pa faj. Ndërhyn KFOR-i na përze, paralajmërohen gjyqe dhe akuza që disa pushtetarë tonë mund të shkojnë në Hagë për krime lufte.
Dhe krejt këto ndodhin t’u qenë Amerika në anën tjetër, sepse, ne në emër të së drejtës hyjnore nuk e deshëm si partner. Nuk na e mbushi synin – tha qytetari nga Perani.
Në këso raste e dini çka bajmë. Pak nxehmi, po edhe shpejtë ftohmi. Ja nisim tregimit prej fillimi. Qysh e drejta hyjnore herdokur do të triumfojë dhe ne një ditë do t’i bashkojmë tokat shqiptare.
Ashtu-ashtu Perëndimi na ka pasë therë n’sy!
I mbledhim intelektualët për t’i qortuar si Millosheviqi gjate viteve t’90-ta. Ata kinse racionalizojnë situatën duke shprehur dilema dhe tuta për sanksionet ndaj vendit nga Perëndimi dhe rreth mundësisë së konfrontimit me NATO-në.
Kurti në fund ua “hekë” krejt dilemat intelektualëve dhe qytetarëve t’vet, me një idiomë pytje “primitive”: ÇKA JU KA RA ZEMRA TE THEMRA? Me demek a e dini ju kush është Kosova dhe cila është historia e saj. Dmth, me aludimin do t’ia dalim si gjithë krenarë.
Gjithë gjenden edhe do mendimtarë si Chomsky, Maradona e Kusturica me na i sillë kapak tregimet, me na zbutë dhimbjet, duke na dhanë vajbe të relativizmit total për t’mirën, të keqen e t’drejtën dhe gajrete morale për humbjet.
Ndoshta qëndron analiza se historia nuk përsëritet gjithë krejt njëjtë, por si farsë, ama me rimu “rimon shpesh”. Por, s’është mirë na me kanë tekstshkruesit e këtyre rimave!
USA HELP / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.