Ky qëndrimi turravrap i përfaqësuesve te partive politike për t’i rekrutuar votat e diasporës nuk është i rastësishëm. Është shprehje e vetëdijësimit të tyre, jo për diasporën, por e shpenzimit të tyre politik. Pra tashmë e dinë se nuk kanë çka t’i ofrojnë më elekotratit vendas.
Prandaj, janë në kërkim të një formule magjike se si ta gëzojnë pushtetin, por pa detyrime ndaj atyre që e kanë fituar. Sepse, për këtë kategori as nuk kane nevojë për të ndërtuar shkolla më të mira, spitale më të mira, vende pune të reja, rrugë me të mira, shëndetësi me efikase e arsim me cilësor, ndërkohë që i kanë fituar votat e tyre. Ngase keta të gjitha keto i kanë ne vendet ku jetojnë.
Me këtë rast krijohet një realiteti i çuditshëm politik. Ku një pjesë e mirë e mbështetjes fitohet nga ata ndaj te cilëve politika vendore është e lirë nga obligimet, kurse duhet t’i qeverisin ata ndaj te cilëve kanë detyrime, por u mungon mbështetje e duhur elekotrale.
Turravrapi i partive politike për votat e diasporës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.