Në korrik, ndërsa Izraeli ishte përfshirë nga protestat pas një tjetër armëpushimi të prishur dhe pengmarrjes në Gaza, kryeministri Benjamin Netanyahu ishte rrugës për t’iu drejtuar Kongresit Amerikan.
Vizita u prezantua jo vetëm si një shfaqje e forcës për Netanyahu-n, por edhe e kornizuar në terma historikë.
Nëse nacionalizmi i Netanyahu-t, si ai i Millosheviçit, buron nga bindjet e përzemërta apo nga oportunizmi i mallkuar, përbuzja e tij e vërtetë për palestinezët dhe arabët është e dukshme.
Ashtu si Millosheviçi, ai e percepton veten si një lider në ballë të një lufte kundër Islamit, duke e pozicionuar veten si një mbrojtës i “Perëndimit”.
Ashtu si Netanyahu, Millosheviçi i justifikoi veprimet e tij si mbrojtjen e Evropës nga “hordhitë” myslimane.
Ngjashëm me Millosheviçin, Netanyahu ka zotëruar artin e manipulimit të realitetit për mbështetësit e tij, duke i shndërruar humbjet në fitore të perceptuara.
Pavarësisht luftërave që ka humbur, ai ka arritur të mbijetojë politikisht duke i riformuluar dështimet si triumf.
Ashtu si Millosheviçi e ktheu humbjen e Kosovës në një fitore ndaj Perëndimit – duke theksuar se Kosova teknikisht mbeti pjesë e Jugosllavisë në vitin 1999 ndërsa de facto humbi kontrollin – Netanyahu ka përdorur taktika të ngjashme.
Ai ka theksuar veprimet si vrasja e Sinwar dhe Nasrallah, operacionet bombarduese në Iran dhe veprime të tjera ushtarake për të anashkaluar katastrofën e 7 tetorit dhe vitin pasues të bombardimeve dhe shpërnguljeve si dhe kthimin e Izraelit në një shtet a pariah (një komb që konsiderohet si i dëbuar nga komuniteti ndërkombëtar – ed.).
Gjatë sundimit të Millosheviçit, publiku serb u ushqye me një rrjedhë të qëndrueshme të narrativave mediatike rreth sukseseve ushtarake dhe kërcënimit të supozuar të paraqitur nga myslimanët.
Çdo kritikë e luftës ose pranimi i mizorive u hesht sipas ligjeve të rrepta. Ato u hodhën poshtë si jopatriotike, demoralizuese ose tradhtare.
Ato pak media që guxuan ta kritikonin u mbyllën, madje edhe redaktorët u vunë në shënjestër.
Përpjekja e Netanyahu-t për të riformuar median izraelite, së bashku me sulmet e tij ndaj gazetarëve dhe mediave kritike, pasqyron një besim – njëjtë si ai i Millosheviçit – se kontrolli i narrativës është thelbësor për ruajtjen e pushtetit, edhe nëse kjo nënkupton shkatërrimin e shtypit të lirë për të heshtur zërat kundërshtarë dhe shqyrtimin e besueshëm.
Aq sa, të dy liderët kultivuan nacionalizëm brutal, regjimet e tyre u karakterizuan/janë gjithashtu të shënuara nga nepotizmi dhe korrupsioni.
Gruaja e Sllobodanit, Mira Marcoviç – sociologe, funksionare qartësisht e vetëshpallur – shihej si një forcë shtytëse pas politikave të tyre të vijës së ashpër dhe rezistencës ndaj lëshimeve, si Sara Netanyahu sot.
Po kështu, djemtë e tyre, Yair dhe Marko, u kritikuan si të privilegjuar, duke mishëruar polemika dhe shkëputje ndërsa përfitonin nga pushteti i baballarëve të tyre.
Marko shfrytëzoi një mënyrë jetese luksoze, shmangu shërbimin ushtarak dhe hapi Bambiland, një park argëtimi serb gjatë bombardimeve të NATO-s, ku do të parakalonte me uniformë.
Është e vështirë të mos tërheqësh paralele me Yair Netanyahu-n, i cili bridhte në Miami, duke nxitur kundër ushtrisë dhe duke u rreshtuar kah reaksionarëve amerikanë të ekstremit të djathtë, në vend që të jetonte në Izrael.
Por ndoshta mësimi më i rëndësishëm është se një urdhër-arresti nga ICC-ja nuk është një pilulë magjike që do të rrëzojë demagogët populistë.
Rënia e Millosheviçit nuk erdhi si rezultat i drejtpërdrejtë i urdhër-arrestit të lëshuar në vitin 1999, por u nxit nga qëndrueshmëria e popullit serb dhe një opozitë e bashkuar që u shfaq pas vitesh vështirësish dhe protestash.
Të fortët pa rrugëdalje, janë të rrezikshëm.
Me rritjen e protestave, Millosheviçi u bë paranojak dhe fajësoi gjeneralët për lëshimet dhe humbjet.
Siç shkroi Misha Glenny në vitin 1998 në London Review of Books, “dyshimi në rritje i Millosheviçit për ushtrinë e ka bërë atë të mbështetet te grupi i tij personal – forca policore jashtëzakonisht e zgjeruar që përfshin 60-70 mijë burra të mirë-armatosur dhe të mirë-paguar”.
Netanyahu nuk kishte nevojë të paguante për kontrollin e policisë.
Në vend të kësaj, ai emëroi Ben-Gvir, një ish-shënjestër e Shin Bet, për t’i mbikëqyrur ata.
Nën autoritetin e Ben-Gvir, policia është bërë një krah i qeverisë, një milici de facto e rreshtuar me të djathtën ekstreme, duke rrahur familjet e pengjeve, duke arrestuar protestues kundër luftës, duke fortifikuar rezidencën e Netanyahu-t dhe duke shpërndarë armë përmes ministrisë pa mbikëqyrjen e duhur.
Pasi ICC-ja lëshoi urdhër-arrest kundër tij, Millosheviç deklaroi: “Unë nuk e njoh gjykatën. Është një mekanizëm politik i krijuar për të asgjësuar popullin serb”.
Në mënyrë të ngjashme, Netanyahu ka shkrirë identitetin e tij personal me atë të Izraelit, duke inkuadruar kritikat për veprimet e tij si një sulm ndaj vetë kombit dhe popullit hebre.
“Vendimi antisemitik i Gjykatës Ndërkombëtare në Hagë nuk është asgjë më pak se një gjyq modern i Dreyfus-it. Izraeli kundërshton legjitimitetin e këtij vendimi”, tha kryeministri në një video-fjalim.
Netanyahu, me një frymë të vetme, shndërrohet nga mosbindja Churchilliane në britmën e pafuqishme të një viktime të përndjekur.
Edhe pas urdhër-arrestit, Millosheviç u kap pas pushtetit dhe kandidoi për rizgjedhje.
Megjithatë, rezistenca e udhëhequr nga të rinjtë fitoi vrull dhe uniteti eventual i opozitës rreth një kandidati të vetëm shkaktoi përpjekjet e Millosheviçit për të sabotuar zgjedhjet, duke shkaktuar zemërim mbarëkombëtar.
Mijëra u mblodhën në Beograd, duke duruar rezistencën e policisë derisa forcat e armatosura filluan të dezertojnë.
Një grevë e përgjithshme, e mbështetur nga sindikatat kryesore dhe e inkurajuar nga të larguarit si kryetari i bashkisë së Beogradit, çoi në Revolucionin e Buldozerit.
Përballë humbjes, Millosheviçi më në fund pranoi, megjithëse u përqendrua në një ankesë të vogël: shtëpia e djalit të tij Marko u plaçkit.
Pas humbjes së Millosheviçit, Marko u largua drejt Rusisë me nënën e tij, Mira, e cila më vonë tha: “Asgjë nuk kishte më rëndësi”.
Kjo i bën jehonë komentit të supozuar të Sara Netanyahu pas humbjes së Benjamin Netanyahu në 1999: “Pse duhet të përpiqemi? Le të ikim dhe ta lëmë vendin të digjet”.
Edhe pas humbjes së Millosheviçit, udhëheqësi i ri, Vojislav Koshtunica, hezitoi t’ia dorëzonte Millosheviçin Hagës, duke përmendur shqetësimet se gjykata u shfaq “selektive në zgjedhjen e rasteve që i shërbejnë nocionit të saj të drejtësisë”.
Pika e kthesës për arrestimin e tij, u bë korrupsioni, konkretisht mashtrimi prej 300 milionë dollarësh që i bëri Millosheviçi, thesarit të shtetit.
Një paralele shfaqet në gjyqin penal të Benjamin Netanyahu-t, ku akuzat për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit hedhin hije mbi udhëheqjen e tij.
Të dyja rastet ilustrojnë kryqëzimin e rrezikshëm midis përpjekjes për mbijetesë politike dhe gatishmërisë për të rrezikuar popullsinë e vendit dhe për të çmontuar institucionet e tij në një përpjekje të dëshpëruar për të mbajtur pushtetin.
Kur ai përfundimisht humbi pushtetin dhe u dërgua në Hagë, shumë serbë u tronditën.
Ata besonin se rënia e tij vinte nga betejat ekonomike dhe sanksionet ndërkombëtare dhe jo nga krimet e luftës që ai orkestroi.
Në mënyrë të ngjashme, nën udhëheqjen e Netanyahu-t, politikanët izraelitë i kanë cilësuar vuajtjet në Gaza si një çmim të domosdoshëm për sigurinë kombëtare, duke portretizuar bllokadën, sulmet ushtarake dhe krizat humanitare si të pashmangshme.
Kritika shpesh hidhet poshtë si anti-izraelite, demoralizuese ose e nxitur nga agjenda të fshehura politike.
Ashtu si në Serbi, kjo narrativë mbron publikun nga përballja me kulturën e mohimit dhe indiferencës që propagandohet jo vetëm nga qeveria, por nga politikanët kryesorë më gjerësisht.
Disa argumentojnë se urdhër-arrestet e ICC-së janë të pakuptimta, sepse ato nuk mund të zbatohen, por ideja që Netanyahu mund të arrestohet në Londër e keqkupton çështjen.
Kështu ka qenë gjithmonë për shoqërinë izraelite.
Ashtu si në Serbi dhe gjetkë, i takon popullit ta dëbojë atë nga pushteti, jo gjykatave të jashtme.
Serbët e bënë këtë duke e shpotitur me votë.
ICC-ja duhet të sigurojë vrullin moral dhe politik që kjo të ndodhë edhe në Izrael.
Urdhri është një kujtesë se mbështetja e Izraelit nuk është e barabartë me mbështetjen e Netanyahu-t; në fakt të kërkon që ta kundërshtosh atë.
*Etan Nechin shkrimtar me origjinë nga Izraeli, jeton në New York dhe bashkëpunon me gazetën izraelite “Haaretz“, ku u botua ky shkrim i tij.
Netanyahu e quan veten Churchill, por historia mund ta kujtojë atë si Millosheviçin / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.