Deri në fund të mandatit të këtij pushteti, rezultati i vetëm i arritshëm do të jetë, kapja e të gjitha institucioneve të pavarura.
E fatkeqësisht askujt nuk po i bëhet vonë, se si ky vend është duke rrëshqit komplet drejt një diktature, pasojat e së cilës ende s’i kemi ballafaquar e do t’i shohim më vonë, kur edhe mendimi do të jetë i kontrolluar!
Veprimet e pushtetit janë më shumë se ndërhyrje politike, janë veprime diktatoriale. Gjuha e qasja e deputetëve të partisë në pushtet drejtuar anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave i ngjasonte komiteteve të Enver Hoxhës.
E gjithë kjo dramë ndodhë si për ironi, në shtëpinë e demokracisë, në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Hiç më pak se katër orë, një mbledhje e thirrur si e jashtëzakonshme nga disa deputetë të LVV-së nga Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, është alarm që duhet të zgjojë vetëdijen e të gjithëve për tendencën e rrezikshme të partisë në pushtet që nëpërmjet fyerjes e atakimit të dinjitetit të individëve të disiplinojë dhe kontrollojë çdo lëvizje që nuk i përshtatet diktatit të tyre.
Ky pushtet denigron integritetin e gjithësecilit, kjo është mënyra e vetme për të kap gjithçka, mbase të vetmen gjë që dinë ta bëjnë e erdhën në pushtet dhe tani po e mirëmbajnë atë!
Janë më shumë se ndërhyrje politike, janë veprime diktatoriale / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.