Të dielën në mbrëmje, presidenti amerikan Joe Biden, u deklarua nga Zyra Ovale, nga ku bëri thirrje që të zbuten pasionet e disa amerikanëve. Pas atentatit ndaj ish-presidentit Donald Trump, Bideni përsëriti mesazhin se “nuk ka vend për dhunë në politikën amerikane, dhe të gjithë duhet të relaksohen”. Kombi duhet “ta ulë temperaturën”, tha Bideni. “Pavarësisht se sa të forta janë bindjet tona”, shtoi ai, “nuk duhet kurrë të përdorim dhunën”.
A do të funksionojë mesazhi i Bidenit?
Duke ardhur në një moment kyç në fushatën e tij zgjedhore kundër Donald Trump, fjalimi i Bidenit është si një test stresi për atë që presidentët mund të arrijnë kur tensionet politike dalin jashtë kontrollit. Apeli i Bidenit nuk është në një vakum, shumë liderë tjerë politikë në gjithë spektrin, denoncuan sulmin ndaj Trumpit dhe bënë thirrje për qetësi.
Për shkak të detyrës së tij, Bideni është i pozicionuar në mënyrë të veçantë në përpjekje për ta qetësuar Amerikën. Por mjerisht, edhe nëse Bideni nuk do të ishte në një pozicion kaq të brishtë politik, shanset, sipas historisë, do të ishin kundër presidentit.
Amerikanët përjetuan një moment të tmerrshëm më 22 nëntor të vitit 1963, kur një person i armatosuar, Lee Harvey Oswald, qëlloi për vdekjen presidentin amerikan John F.Kennedy. Ngjarja mori përmasa të mëdha duke e ditur përfundimin fatal, dhe kombi u traumatizua. Një president që mishëronte premtimin e një brezi të ri ishte vrarë. Të gjitha teoritë silleshin rreth asaj që ndodhi në Dallas, shumica e të cilave ishin të lidhura me çështjen përçarëse të epokës – të drejtat civile, antokomunizmi dhe ekstremizmi i krahut të djathtë.
Sapo mori presidencën Lyndon Johnson, ai bëri thirrje drejt kombit që do të vendoste ‘engjujt’ në pozita. U bëri thirrje amerikanëve të ecin përpara me agjendën e Kennedy, si një memorial për liderin e rënë.
“Uniteti ynë amerikan nuk varet nga unanimiteti. Kemi dallime, por tani, si në të kaluarën, nga këto dallime mund të nxjerrim fuqinë, jo dobësinë, mençurinë, jo dëshpërimin”, pati thënë ai.
Por Johnson shpejt mësoi se thirrjet presidenciale për moderim shpesh bien përtoke. Këto gabime veçse u zgjeruan. Lëvizja për të drejtat civile intensifikoi përpjekjet për të arritur drejtësinë racore përmes legjislacionit, ndërsa reagimi i ‘Amerikanëve të bardhë” , u bë më i dhunshëm.
Presioni nga të rinjtë amerikanë për të braktisur vlerat tradicionale shoqërore e kulturore, që përfshinin çështje si seksualiteti dhe stili, vetëm u rrit.
Johnson i përkeqësoi vet gjërat, pasi përshpejtoi luftën në Vietnam që u shndërrua një nga çështjet më përçarëse me të cilat u përball kombi amerikan. Amerikanë luftuan ashpër.
Johnson mahniti të gjithë kur njoftoi se nuk do të kandidonte për rizgjedhje më 31 mars 1968.
Gjatë gjithë viteve 1960, dhuna politike në SHBA u rrit. Vdekja tragjike e presidentit Kennedy nuk u bë bazë për pajtim. Në vend të kësaj, amerikanët përjetuan më shumë atentate. Malcolm X u vra në shkurt të vitit 1965. Më 1968 u intensifikuan tmerret me vrajsjen e Martin Luther King Jr. gjatë muajit prill e në qershor u vra senatori Robert Kennedy.
Goditja e përgjakshme e policisë ndaj protestuesve në rrugët e Çikagos gjatë Konventës Demokratike në vitin 1968 simbolizoi se sa i thellë ishte bërë zemërimi në trupin politik. Në fushatën e tij të vitit 1968, Nixon nxiti ndarjet me apelin e tij për “ligjin dhe rendin” dhe shpërthimet kundër protestuesve që kishin dalë në rrugë.
Natyrisht, dekadat që pasuan vitet 1960 janë karakterizuar nga ndarje intensive, polarizimi dhe lufta politike. Amerikanët u larguan gjithnjë e më shumë pas vitit 1963, jo më afër njëri-tjetrit.
Historia e viteve 1960 duhet të kujtojë sot se pas përpjekjes tronditëse të së shtunës për të vrarë Donald Trump, Biden ka një betejë të vështirë për të qetësuar kombin. Çështjet që përçajnë partitë mbeten të thella, proceset politike do të vazhdojnë të nxisin mosmarrëveshje dhe shumë liderë politikë ka të ngjarë të kthehen në retorikën toksike që është normalizuar vitet e fundit.
Lufta kundër dhunës politike do të kërkojë shumë më tepër sesa një fjalim. Do të varet nga një gjeneratë e re liderësh të gatshëm të vendosin parmakë mbi atë që është e lejueshme, do të kërkojë politika për të trajtuar armët dhe problemet psikologjike, do të kërkojë reforma institucionale për të krijuar më shumë hapësirë në sistemin politik për t’u tërhequr nga ekstremet.
Nëse vendi nuk është i gatshëm të ndërmarrë hapa të guximshëm, fjalimet presidenciale nuk do të bëjnë shumë për të na rikthyer nga gremina ku jemi në vitin 2024.
Ky opinion u shkrua nga profesori amerikan Julian Zelizer për CNN. Përktheu gazeta online Reporteri.net.
Çfarë duhet bërë për ta qetësuar Amerikën? / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.