Të hyrat buxhetore për vitin 2024 pritet të jenë 3.028 miliardë euro, gjë që është 143.9 milionë euro apo rreth 5% më shumë se sa të hyrat e buxhetit të rishikuar të vitit 2023.

Në anën tjetër, shpenzimet buxhetore pritet të rriten në 3.31 miliardë euro në projekt buxhetin e vitit 2024 në krahasim me 3.23 miliardë euro me buxhetin e rishikuar për vitin 2023. Sa i përket nevojës për financim, është rritur buxheti nga 408 milionë euro (2023) në 450 milionë euro në vitin 2024.

Me gjithë rritjen e nivelit të financimit, deficiti i përgjithshëm buxhetor për vitin 2024 pritet të jetë 284.6 milionë EUR, apo rreth 2.7% e BPV-së.

Sa i përket shpenzimeve kapitale në projektbuxhetin e vitit 2024 shuma e planifikuar është 859. 2 milionë euro dhe se 91% e shpenzimeve kapitale pritet të financohen nga buxheti i rregullt.

Në anën tjetër, fondet e likuidimit të AKP-së me buxhetin e rishikuar të vitit 2023 ishin zero, sikurse edhe në projektbuxhetin e vitit 2024 janë zero.Institucionet që pritet të kenë rritjen më të madhe në buxhet sipas projekt buxhetit të vitit 2024 krahasuar me rishikimin 2023 janë: Ministria e Punëve të Brendshme me 36.7 milion euro më shumë apo 20.45%, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës me 34.7 milion euro më shumë apo 24.8%, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve me 31.1 milion euro më shumë apo 54.5%, Ministria e Mbrojtjes me 29.8 milion euro më shumë apo 24.2% etj.

Ndërsa Institucionet që pritet të kenë uljen më të madhe në buxhet sipas projekt buxhetit të vitit 2024 krahasuar me rishikimin 2023 janë: Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve me 180 milion euro më pak (-16.21%), pastaj Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë me 15 milion euro më pak (-37.7%), pastaj Agjencioni Kosovar i Privatizimit me 1.1 milion euro më pak (-19.7%), Universiteti i Prishtinës me pak për 956 mijë euro (-2.93%) etj.

Nga sa u tha më lartë, Politikat Publike Buxhetore qeveritare priten te orientohen: ne Siguri dhe Ushtri, Shendetesi Kulture rini dhe sport, me nje rritje dhe perkrahje buxhetore solide nga Qeveria, ndersa Ekonomia, ndermarresia, dhe Arsimi I larte universitare priten te goditen me mos perkrahje buxhetore.

Ne tabelat buxhetore, kemi dy lloje te kategorive: Kategorit operative dhe Kategorit Kapitale. Kategorine operative e perbejne keto shtylla: Pagat, Mallrat dhe Sherbimet, Subvencionet dhe Rezervat rrjedhese.

Ndersa kategoria kapitale perbehet nga komponenta Investimet Kapitale.Buxheti 2024, per kategorine e Pagave pritet te jete =805.4M, per Mallra dhe Sherbime 518M per subvencione 1,063M. dhe per Rezervat rrjedhese 10.2M.

Rrjedh pyetja pse 1,063Miliard ne Subvencione dhe transfere: Me lejoni ta zberthej: Kjo qeveri ne kuader te Subvencioneve planifikon qe ti shpenzoj 430M ne pensione dhe kompenzimePenzione dhe kompenzime

Pensionet bazike

Pensionet e Aftesise se kufizuar

Pensionet e parakohshme (Trepça)

Pensionet e parakohshme

Pensionet kontributdhënës

Pensionet e pjesëtarëve të FSK

Provizionet e bankave per pagesen e skemave

Financimi I deputetëve të viteve 90’

Kompensimi për te burgosurit politik

Kompensimi për të verbërit

Pensioni familjar

Pensioni invalidor I punës

Paraplegjikët dhe tetraplegjikëtPolitikat sociale dhe sherbimet sociale planifikon ti shpenzoi 159.7 Milion

Ndihmat sociale – 51.4 milionë euro apo 3.6 milionë euro më shumë se viti 2023

Skemat e fëmijëve me aftësi të kufizuar – 4.35 milionë euro

Pagesa për lehona dhe shtesat e fëmijëve – 95 milionë euro apo 55 milionë euro më shumë se viti 2023 etj,117 Milion per veteranet dhe invalided e luftes.

Buxheti per shendetesi per vitin 2024 pritet te jete: 345 MilionBuxheti per arsim per vitin 2024 pritet te jete: 372 Milion1/3 e buxhetit te shtetit apo 32% pritet te shpenzohet nga kategoria e Subvencioneve. dhe 26% investime kapitale. Buxheti i vitit 2024 mund të karakterizohet si buxhet me orientim të një ekonomie socialiste.

Analizë për Buxhetin 2024 / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version