Ditët e para dhe të fundit të vitit janë gjithmonë të mbushura me besëtytni, që duket se sa vijëne e shtohen në numër.

Për këto është diskutuar mëngjesin e sotëm në “7pa5” në Vizion Plus, ku teologu Miron Çako bëri thirrje për t’i qëndruar sa më larg këtyre besëtytnive.

“Nëse ti i beson besëtytnive dhe i zbaton për fillimin e vitit atëherë ke rënë në primitivitet. Je ulur si një qënie njerëzore.

Paratë nuk janë magjike. Nëse i përdor mirë do kesh vit të mbarë, nëse nuk i përdor mirë nuk do kesh vit të mirë”, është shprehur teologu.

Por krah besëtytnive, vjen edhe besimi te mësyshi dhe magjia. Për këto të fundit, teologu shprehet se ekzistojnë dhe se duhet t’i besojmë pasi janë punët e djallit.

Por kush janë personat më të prirur për tu prekur nga mësyshi dhe magjia?

“Mësyshi dhe magjia veprojn te njeriu në bazë të mëkatit. Nëse është mëkatar kontaminohet në trupin e njeriut. Të gjithë jemi mëkatar, por ka një ndryshim. Disa mëkate lahen, disa të tjera jo”, shprehet Çako./vizionplus.tv

Share.
Exit mobile version